Lajme

Konfirmon Vjosa Osmani: Seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë mbahet nesër


Publikuar më:


Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë të mbahet nesër.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha para mediave që seanca do të mbahet nesër.

“Me katër vota pro, dy kundër është vendosur të mbahet seanca nesër në ora 11:00.  Shumica vendosi të mbahet seanca me një rend të pikës”, tha ajo.

Ajo tha se nuk ka kërkuar leje nga IKShKP-së leje, por vetëm rekomandime mbi kushtet cilat të plotësohen.

“Përgjija e administratës ka thënë se salla plenare nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e seancës. Pas matjeve të nevojshme se edhe nëse zgjerohen salla tek pjesa e mysafirëve nuk i plotëson kushtet. Përkundër kësaj me katër vota për dhe dy kundër është votuar për mbajtjen e seancës nesër në orën 11:00. Mes mbajtjes së kësaj seance dhe shëndetit publik unë mbështes këtë të dytën”, tha ajo.

Për deklaratat e vendeve të QUINT-it, Osmani shprehu përkrahjen e atij qëndrimi.

Osmani i bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë gjitha masat që i ka vendosur qeveria.

Ajo tha se nesër u takon deputetëve të vendosin se si do të votojnë.

Ndryshe, LDK-ja të premten ka mbledhur dhe ka dorëzuar mbi 40 nënshkrime të nevojshme për të thirrur seancën, ku pritet të votohet mocioni i mosbesimin ndaj Qeverisë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mocioni i mosbesimit duhet të vihet në rendin e ditës së Kuvendit jo më herët se dy ditë, e jo më vonë se 5 ditë pas parashtrimit. LDK-ja kërkoi rrëzimin e Qeverisë, pjesë e të cilës është edhe vetë, për shkak të vendimit të kryeministrit Albin Kurti për ta shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

To Top