Ferizaj

Konfirmon MAPL, vendimi për uljen e tatimit në pronë për 10%, tërësisht i ligjshëm


Publikuar më:


Ferizaj.20.11.2018. Në mesditë, drejtorja e Financave në ekzekutivin komunal, Sebahate Ajeti Sadiku ka mbajtur konferencë për media, me ç ‘rast u prezantua puna e kësaj drejtorie gjatë dhjetë muajve të qeverisjes.
Drejtorja Ajeti- Sadiku njoftoi edhe mbi vendimin, përkatësisht konfirmimin e ligjshmërisë nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtet Lokal dhe ministrive të linjave përkitazi me vendimin e Kuvendit të Komunës, propozuar nga ekzekutivi komunal, përkatësisht Kryetari i Komunës, Agim Aliu, për të ulur 10% tatimin në pronë nga baza tatimore.

“Theks te veçantë do t’i vë konfirmimit të ligjshmërisë nga ana e MAPL për vendimin e Kuvendit të Komunës, pas propozimit të ekzekutivit komunal, përkatësisht Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për uljen e tatimit në pronë prej 10% nga baza tatimore. e që kjo dëshmon se qeverisja jonë është e përkushtuar për përkrahjen e komunitetit te bizneseve, rrjedhimisht nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal duke lënë në paarsyeshmërine e tyre të dëshmuar, zërat e opozitës se ky vendim ishte i kundërligjshëm. Madje në fushën ekonomike ky vendim paraqet ndër hapat kryesor, të qeverisjes Aliu, me impakt të drejtpërdrejt në ndihmë dhe kujdes ndaj komunitetit të bizneseve dhe qytetarëve ferizajas. Kjo dëshmon më se miri se kjo qeverisje përmbush zotimet dhe i gjendet pranë çdo kategorie shoqërore” tha Sebahate Ajeti Sadiku, drejtore e Drejtorisë së Financave.

Duke dëshmuar edhe njëherë seriozitetin e punës në këtë qeverisje, qasjen proaktive në kursimin e parasë publike dhe rritjen e të hyrave si dhe efikasitetin tonë në ruajtjen e ekuilibrave dhe stabilitetit financiar në nivel lokal, drejtorja e financave, Sebahate Ajeti Sadiku tha se është përmbushur 82.75%. plani i inkasimit të të hyrave ose 36.76%, më shumë sesa periudha e njejtë e vitit 2017.

“Gjatë periudhës Janar-Shtator 2018 u inkasuan gjithsej të hyra vetanake në vlerë 3,768,001.51 € e cila vlerë krahasuar me vitin 2017 ka një rritje për 36.76%, ndërsa krahasuar me planin kemi realizim të tij 82.75%. Pra, 36.76% më shumë sesa vitin e kaluar kemi inkasuar të hyra vetanake, duke përmbushur kështu 82.75% të planit për inkasimin e të hyrave” tha drejtorja e financave, Sebahate Ajeti Sadiku.

Shfrytëzimi i materialeve të ferizajpress.com nga ndonjë website ose medium tjetër, pa e cekur burimin e materialit, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar.

Redaksia| Tel: +383 44 733 733
E-mail: redaksia@ferizajpress.com

Marketing| Tel: +383 49 806 106
E-mail: marketing@ferizajpress.com

Facebook

To Top