26,04,2024

Komuna i premton ndihmë fermerit Muhamer Kosumi, të cilit kohë më parë i ka ngordhur një numër i madhe i deleve

Must Read

Ndonëse në mungesë të fondit të emergjencës, komuna e Ferizajt përmes Drejtorisë së Bujqësisë, ka bërë të ditur se do ta ndihmoi feremerin Muhamer Kosumi, nga Gremja e Ferizajt, të cilit kohë më parë i kanë ngordhur një numër i madh i deleve.

Këtë feremer  e ka vizituar i pari i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami, i cili edhe ka premtuar përkrahje për këtë familje.

 I pari i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami,ka vizituar  fermerin Muhamer Kosumi, nga Gremja të cilit ditë më parë prej një sëmundje bakteriale i kanë ngordhur një numër i madhe i deleve.

Ai me këtë rast nga afër e ka parë gjendjen e kësaj familje dhe kushtet në të cilat jeton, ndërsa është shprehur se komuna do të bëj përpjekje që në kuadër të mundësive që ka, t’i ndihmoi në forma të ndryshme.

Madje ka shtuar se edhe përkundër mungesës së fondeve për këto raste ky fermerë do të përkrahet.

Në këtë situatë të rëndë nëpër të cilen po kalon, fermeri Muhamer Kosumi, po kërkon që t’i ndihmohet në zbutjen e kësaj gjendje.

Kosumi  ka mirëpritur gadishmërinë e komunës për t’i dalë në ndihmë, ndërsa ka thënë se në këto situata edhe solidariteti njerëzore duhet të vijë në shprehje

Kjo sëmundje që këtij feremeri i ka marrë gati tërë kopenë e deleve është infektive.Andaj në këtë situatë i mbetet që të kujdeset për dezinfektimin e stalles.

Drejtori Bajrami , ka thënë se komuna po kujdeset në groposjen e kafëshëve të ngordhura, teksa ka spikatur se shumë shpejt do të dihet edhe vlerën e dëmit.

Ndryshe një sëmundje infektive ka bërë që këtij fermeri t’i asgjësohet gati i tërë fondi blegtoral.

Në këto raste edhe Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës nuk ka mundësi t’i ndihmoi nga fakti se kjo sëmundje nuk bije në kategorinë e parë të sëmundjeve me rrezik për ekonominë e njeriut, transmeton Televizioni Liria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img