26,04,2024

Komuna furnizoi me veshmbathje e materiale tjera profesionale, Brigadën e Zjarrfikësve në Ferizaj

Must Read

Mbështetja për Brigadën e Zjarrfikësve në Ferizaj nga ana e Komunës së Ferizajt është e vazhdueshme dhe si asnjëherë më parë në qeverisjet paraprake. Së fundmi, përveç pajisjeve profesionale me të cilat u furnizuan vitin që shkoi Brigada e Zjarrfikësve, sot u furnizuan edhe me veshmbathje, batanije e materiale tjera të nevojshme për punën e tyre të përditshme.

Për të dorëzuar këtë kontigjent, doli Nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi dhe drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili tha se Komuna vazhdueshëm ka investuar dhe po investon për Brigadën e Zjarrfikësve, siç dëshmon edhe ky kontigjent i fundit, me çka paraqitet qasja që ka institucioni i Komunës ndaj krijimit të kushteve për zjarrfikësit. Ai shtoi se ky është projekti i parë për këtë vit, gjersa gjatë këtij viti do të investohet edhe në shtimin e hidranteve (pikave grumbulluese të ujit) si dhe blerjen sërish të pajisjeve shtesë e materialeve për nevoja të Brigadës së Zjarrfikësve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img