26,04,2024

Komuna e Rahovecit do të punoj edhe ditën e shtunë për ti pritur më mirë mërgimtarët

Must Read

Komuna e Rahovecit ka zgjatur orarin e punës, me qëllimin që të ju ofrohet shërbime me të mira dhe të shpejta për mërgimtarët të cilët vijnë për pushime në Kosovë dhe janë banor të Komunës së Rahovecit.

Në lidhje me zgjatjen e orarit të punës dhe mobilizimin për pritjen e mërgimtarëve të cilët vijnë për pushime, Sali Sallteku drejtor i Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme në Komunën e Rahovecit ka thënë se kjo drejtori ka përgatitur planin për periudhën korrik-gusht dhe gjatë këtyre dy muajve me vendim të kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi është vazhduar orari i punës për zyrtarët e Zyrës së Gjendjes Civile, zyrtarët e Zyrës së Pranimit dhe zyrtarët e Tatimit në Pronë. Ai thotë se përveç zgjatjes së orarit të punës, nëse ka nevojë do të rritet edhe numri i punëtorëve , krejt kjo do të bëhet që mërgimtarët, të mos presin në radhë për tu pajisur me dokumente të nevojshme siç janë certifikatat, ekstraktet dhe dokumente të ndryshme të cilët lëshohen nga administrata Komunale e Rahovecit.

Sipas drejtorit Sallteku, vazhdimi i orarit të punës është bërë sikurse edhe vitin e kaluar, dhe këtë vite është vazhduar orari i punës, për ditë pune është vazhduar orari i punës nga ora 16 deri në ora 18:00, ndërsa të shtunën do të punohet prej orës 09:00 deri në ora 12:00, vazhdimi e orarit të punës do të vlejë nga sot 18 korrik deri me 26 gushtë 2016./Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img