16,04,2024

Komuna e interesuar për ta fuqizuar partneritetin me zviceranet për projektet e ujit

Must Read

Komuna e Ferizajt është e interesuar që shumë shpejt t’i bëjë zgjidhje problemit të ujit të pijes në fshatin Greme.

Kështu ka bërë të ditur i pari i Ferizajt, Agim Aliu, gjatë një bisede, ku edhe njëherë ka ripërseritur se ky problem ka nxjerrë nevojën e rishikimit të raportit me investitorin të shpërfaqura nga problemet e së kaluarës.

Kryetari Aliu ka shtuar se është i interesuar që këto raporte me investitorin në këtë rast Qeverinë Zvicerane, t’i rikthej dhe t’i fuqizoj edhe më shumë.

Aliu ka përmendur Fabrikën e Ujit dhe investimet në projektin e Gremës por edhe të fshatrave të tjerë..
Duke u ndërlidhur me projektin në fjalë ka thënë se aktualisht është punuar në gjetjen e burimeve të reja, gjë që kjo sipas tij ka rezultuar pozitivisht. Ka potencuar faktin se këtij lokaliteti i duhet sasi më e madhe e ujit kur dihet se një sasi e tij shkon për nevojat industriale. 

Për më tepër i pari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se krahas Gremës dhe Rakajve, shumë shpejt pritet t’i bëhet zgjidhje edhe Komogllavës, Mirosalës, Rahovicës dhe fshatrave tjerë të kësaj zone
Sido që të jetë pushteti ka shpreh interesimin që ta ruaj partneritetin me zviceranet, ngase kjo lidhet me interesin e komunës dhe qytetarëve të saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img