25,04,2024

Komuna e Ferizajt u bënë thirrje qytetarëve për kujdes ndaj zjarreve të hapura

Must Read

Drejtoria e Shërbimeve  Publike dhe Emergjencave përmes një komunikate  u ka bërë thirrje  qytetarëve të Komunës së Ferizajt që të kenë kujdes nga zjarret e hapura.

“Ditëve të fundit  janë  shtuar  rastet e  zjarreve të cilat po përhapen në fusha dhe pyje. Institucionet komunale të Ferizajt, gjegjësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjenca apelon  te qytetarët  e komunës së Ferizajt  që të shtojnë  kujdesin  në aspektin e sigurisë dhe mbrojtje nga zjarri, mos të ndizen  zjarre në ambiente të hapura me qëllim  të pastrimit  të mbeturinave, ngase shpesh zjarret dalin nga  kontrolli  dhe shkaktojnë rrezik  për jetën e njerëzve dhe ekonomitë familjare.

Ju bëjme me dije, se zjarrvënia sanksionohet me ligj.

Nëse  jemi syçelë dhe vigjilent me veprimet tona, do të jemi kontribues  të mëdhenjë në zvogëlimin  e rasteve dhe parandalimin e  rreziqeve nga zjarri. Andaj, qytetarë të komunës së Ferizajt,kontribuoni në parandalimin e dukurive negative” thuhet në kmunikatën e lëshuar nga DSHPE.

Më poshtë  po japim numrat e telefonave pa pagesë   ku qytetarët mund të lajmërojnë ratset e zjarreve.

112– Qendra Regjionale  për Informim  dhe Alarmim

193– Shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit

192– Policia e Kosovës

194– Ndihma e shpejtë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img