25,04,2024

Komuna e Ferizajt përfiton grande nga organizata gjermane

Must Read

Në vazhdën e përpjekjeve për investime në fushën e biznesit, komuna e Ferizajt së fundi ka përfituar një projekt nga organizata gjermane “Help”, e cila përmes grandeve synon që ndikoi në zhvillimin e sektorit të ekonomisë. Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Zekir Bytyçi, ka thënë se bëhet fjalë për 20 grande në vlerë prej 40 mijë euro.

Madje ka shtuar se me këtë projekt po mendohet që të rriten investimet në fushën e prodhimtarisë të cilat do ta kenë ndikimin edhe në rritjen e vendeve të punës. 
Ky projekt pritet të nis vitin e ardhshëm ,ndërsa gjatë këtij viti komuna po planifikon të nënshkruaj një marrëveshje bashkëpunimi me këtë organizatë.
Se kush do të përfitoj nga ky projekt do të dihet vetëm pas një analize që do të bëhet gjendjes në teren.

Drejtori Bytyçi, ka shtuar se ende nuk ka asgjë konkrete në përcaktimin e veprimtarisë se ku do të orientohen këto grande
Organizata gjermane “Help” është një organizatë joqeveritare e themeluar nga Parlamenti Gjerman.

Në Kosovë pas një ndërprerje dhjetë vjeçare prapë rikthehet për të financuar në projekte të karakterit social.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img