26,04,2024

Komuna e Ferizajt organizon debat publik me klubet e futbollit të qytetit, diskutohet për temën e rëndësishme

Must Read

Komuna e Ferizajt ka ftuar të gjitha klubet sportive të futbollit të qytetit për të marrë pjesë në debat publik. 

Ky debat publik është organizuar nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, shkruan Gazeta Olle.

Do të diskutohet për një temë tejet të rëndësishme, në lidhje me hapësirën ku synohet të vendoset Stadiumi i Ri i Qytetit.

Njoftimi i plotë nga Komuna e Ferizajt:

Ftesë për debat publik

Ftohen të gjitha klubet sportive të futbollit, veteranët e dashamirë të futbollit, që të marrin pjesë në debatin publik të organizuar nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, për të diskutuar lidhur me hapësirën ku synohet të vendoset Stadiumi i Ri i Qytetit.

Debati publik mbahet më datë 7 korrik, ora 10:00 në Sallën e Kuvendit të Komunës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img