20,04,2024

Komuna e Ferizajt në gatishmëri të plotë pas reshjeve të mbrëmshme të borës

Must Read

Gjatë ditës së sotme u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Drejtorëve. Në këtë mbledhje, me drejtorët e drejtorive komunale, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu njoftoi mbi ecurinë e përgjithshme të punës së ekzekutivit, ndërkohë drejtorët e drejtorive komunale raportuan mbi gjendjen në sektorët e tyre. Temë e diskutimit të kësaj mbledhje ishte gjendja në gjithë territorin e Ferizajt, pas reshjeve të mbrëmshme të borës. Nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Arben Halili u raportua se ekziston një gatishmëri e plotë për intervenim në mirëmbajtje të rrugëve në gjithë territorin e Ferizajt, pas këtyre reshjeve dhe se deri më tani nuk ka pasur raportime për përkeqësim të qarkullimit në lokalitetet që përfshijnë territorin tonë. Ndryshe nga herët e kaluara, veçanërisht pakujdesisë së qeverisjes së kaluar për të përballuar këtë situatë, sivjet janë marr të gjitha masat për menaxhimin e situatës me reshjet e borës nga ekzekutivi komunal, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu.

Tema të diskutimit në këtë mbledhje të Këshillit të Drejtorëve ishin edhe përgatitja për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës si dhe përgatitja për festat e fund vitit, përkatësisht dekorimin e qytetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img