25,04,2024

Komuna e Ferizajt në aksion, fillon shpërndarja e ndihmave për familjet në nevojë

Must Read

Që në orët e mëngjesit Palestra e Sporteve  Bill Clinton në Ferizajt ishte e mbushur me pako ushqimore  të cilat po shpërndaheshin për familjet në nevojë.

Gjithçka ishte organizuar sipas rregullave  si masë preventive në kuadër të mbrojtjes  nga infektimi eventual.

Në kë organizim të shpërndarjes  ishte edhe kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu i cili me këtë rast falënderojë të gjitha bizneset të cilët edhe janë donator të këtyre  paketave ushqimore.

“Sot po i shpërndajmë disa masash që kemi marr e që ishin pjesë  e masave preventive që ishin pjesë e vendimmarrjes së Qeverisë së Kosovës e disa prej tyre pjesë e vendimeve të Qeverisë Komunale të |Ferizajt e që kishin të bënin me përgatitjet dhe preventivën dhe përgatitjen për tu ballafaquar me të infektuarit nga virusi COVID-19. Sigurisht që hapi tjetër është edhe angazhimi me skemat sociale  sepse rastet  sociale  në këtë kohë kur po apelojmë që ata të qëndrojnë në shtëpi ata kanë nevojë për artikuj ushqimor, pajisje higjienike  dhe gjërave tjera. Duke qenë kështu unë kam ftuar komunitetin e bizneseve që të bashkërendisim punët dhe veprimet që tu dalim në ndihmë këtyre familjeve dhe pikërisht sot  dhe ditëve në vijim ne do të shpërndajmë pako ushqimore, pako higjienike, miell dhe nga 5 bukë në ditë për secilën familje skamnore  nga bukëpjekësit” ka thënë kryetari Agim Aliu

Ndërsa  Agon Zhinipotoku  si përfaqësues  i bizneseve  ka thënë që aksion do të vazhdoj  edhe ditëve në vazhdim. Zhinipotoku me këtë rast dha edhe një lajmë të mirë për familjet në nevojë.

“Dua të jap edhe një lajmë shumë të mirë për familjet në nevojë. Kemi arritur që të sigurojmë 10 ton miell i cili do të fillojë të shpërndahet që nga dita e Premte “ ka thënë Agon Zhinipotoku.

Ndërsa furrtari  Elmaz Çoçaj në emër të furrtarëve të Ferizajt tha se në bashkëpunim me kryetarin e komunës kanë marrë vendim që për 400 familje në nevojë do të shpërndajnë rregullisht  nga 5 bukë në ditë për 30 ditët e ardhshme.  

Për më shumë mund ta përcjellni videon nga Tv Dukagjini   në emisionin Zyra e ankesave

https://www.facebook.com/ZyraeAnkesave/videos/235737577600780/
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img