Ferizaj

Komuna e Ferizajt dhe Bechtel Enka investojnë së bashku për mjedisin


Publikuar më:


Komuna e Ferizajt dhe kompania “Bechtel Enka”, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi për furnizimin me shporta për mbeturina të riciklueshme për qytetin e Ferizajt.

Marrëveshjen e nënshkruan kryetari i Komunës Muharrem Svarqa dhe përfaqësuesi i “Bechtel Enka-s” Chris Jennions.

“Marrëveshja ka për qëllim të mbështesë mirëmbajtjen dhe pastrimin e lagjeve të Ferizajt, si dhe përmirësimin e mjedisit jetësor. Ajo tregon bashkëpunimin e mirë dhe të suksesshëm të Komunës së Ferizajt dhe kompanisë “Bechtel Enka”, tha me këtë rast kryetari Svarqa.

Komuna

Përfaqësuesi i “Bechtel Enka-s”, Jennions, sqaroi se investimi për mjedisin në Ferizaj, është pjesë e projektit “Korridori i gjelbër”, i cili ka filluar me punime për mbulimin e hirit në Obiliq dhe vazhdon me rregullimin e hapësirave përgjatë autostradës “Arbër Xhaferi”.

Në projektin për furnizim me shporta për mbeturina të riciklueshme, do të investohen 20 mijë euro, 10 mijë Komuna e 10 mijë “Bechtel Enka”.

U bë e ditur se ky është projekti i parë i këtij lloji që zbatohet ndërmjet një komunë dhe kompanisë që po e ndërton autostradën Prishtinë – Shkup. Projektin pritet ta ndihmojë edhe organizata gjermane GIZ, e cila po e mbështet Komunën e Ferizajt edhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Comments
To Top