25,04,2024

Komuna e Ferizajt bëhet me video-guidë

Must Read

Këtë të martë drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Shemsedin Sojeva ka prezantuar para gazetarëve video-guidën e përgatitur për qytetin e Ferizajt.

Sipas tij kjo video-guidë ka rëndësi tepër të madhe për qytetin e Ferizajt, sepse do të shërbeje si udhërrëfyes për çdo vizitore.
“Ne kemi përfunduar edhe projektin lidhur me Video- Guidën ose Udhëzuesin Turistik për Komunën e Ferizajt, i cili udhëzues do të jetë në shërbim të vizitorëve, sidomos të huaj që do ta vizitojnë qytetin tone dhe me të cilin do të njoftohen për vendet të cilat ja vlejnë të vizitohen dhe do të kenë informata për qytetin. Vlera e projektit 8,990.00 euro”, ka thënë drejtori Sojeva.

U bë e ditur se Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, tani ka përgatitur web faqen e Turizmit.

“Web faqja në Gjuhën Shqipe ka përfunduar kurse në gjuhën angleze dhe serbe është në faze finale. Në web faqe janë paraqitur pjesët kryesore turistike të qytetit të cilat paraqesin mundësi të mire dhe në të njëjtën kohë i mundësojnë turistëve njohjen me vendet turistike të qytetit tone. Aty janë paraqitur monumentet si Bifurkacioni, Kisha dhe xhamia, Jezerci dhe në përgjithësi qyteti i Ferizajt. Vlera e projektit është 2000 Euro”, ka potencuar drejtori Sojeva.

Sipas drejtorit të Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Shemsedin Sojeva , projektet të cilat i ka iniciuar kjo drejtori do t’ju ndihmojnë qytetareve, komunitetit por edhe investitorëve ne orientimet e tyre investive.

“Jemi duke bërë studimin e fizibilitetit për turizëm në komunën e Ferizajt, studimi i fiziblitetit për parkun në fshatin Nerodime – te bashkimi i lumenjeve, studimi i fizibilitetit për zonën industriale ne Babush, përgatitjen e data bazës për menaxhimin dhe publikimin online të pronave dhe objekteve komunale si dhe ato private që do te jepen në shfrytëzim, përkrahja e bizneseve (Vauçeret), asfaltimi i rrugës në fshatin Babush, ndërtimi i shtegut për biçikleta etj. Ne ketë drejtim Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm veç te tjerash ka realizuar apo është ne fazën finale te realizimit edhe te këtyre projekteve: Dhënien në shfrytëzim te pronave komunale për investitorë, konkursi publik për dhënien e tokave në shfrytëzim afatgjatë -Zona Kadastrale Babush është rishpallur për shkak te qartësimit te disa elementeve te rëndësishme nga Ministria. Kane filluar procedurat e prokurimit për asfaltimin e rrugës në zonën për zhvillim ekonomik ne Babush”, ka thënë drejtori Sojeva.

Në këtë konferencë për media u bënë te ditura edhe qëllimet kryesore të kësaj Drejtorie edhe për vitet e ardhshme siç janë, mbështetja e zhvillimit ekonomik të planifikuar me infrastrukturë të avancuar që adresojnë nevojat dhe i paraprijnë zhvillimit të veprimtarive private dhe atyre publike, shndërrimi i Ferizajt në një zonë ku bizneset rriten dhe zhvillohen në sektorët e prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të produkteve, kryesisht tradicionale dhe ku mundësitë dhe burimet shfrytëzohen në mënyrë racionale për të nxitur shërbime cilësore dhe zhvillim të turizmit, promovimi i shumëllojshmërisë së ekonomisë në Ferizaj, të forcohet sektori i prodhimtarisë, i fokusuar në industri, përpunim të drurit, metaleve, sektori i agrobiznesit dhe i turizmit malor, mbështetja e krijimit të bizneseve të reja përmes krijimit të zonave ekonomike dhe industriale të përshtatshme me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse si dhe forcimi i lidhjeve me komunat fqinje dhe rajonin në tërësi.

Po ashtu u tha se në Komunën e Ferizajt, aktualisht janë të regjistruara mbi 11 mijë biznese, ndërsa vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar 735 biznese të reja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img