28,03,2024

Komuna e Ferizajt apelon tek qytetarët që të shtojnë kujdesin në qarkullimin e tyre në akset rrugore ku janë hasur vështirësi kalimi nga vërshimet

Must Read

Pas reshjeve t‰ë  dit‰ëve t‰ë fundit e t‰ë cilat po vazhdojn‰ë ende  jan‰ë paraqitur edhe v‰ështir‰ësi n‰ë  qarkullim. P‰ër k‰ët‰ë komuna e Ferizajt ka apeluar te qytetar‰ët p‰ër nj‰ë kujdes m‰ë t‰ë shtuar, sidomos n‰ë rrug‰ët t‰ë cilat n‰ë k‰ëto kushte mund t‰ë paraqesin v‰ështir‰ësi p‰ër qarkullim.

A P E L

Të nderuar qytetarë të Komunës së Ferizajt!

Reshjet e dendura e të pandërprera të shiut mbrëmë, po paraqesin vështirësi qarkullimi në disa nga akset rrugore të Ferizajt. Kjo si rrjedhojë e vërshimit në disa pjesë të qytetit dhe fshatrave që pamundëson qarkullimin normal të mjeteve motorike dhe këmbësorëve. Duke marr për bazë këtë gjendje, këtë fatkeqësi natyrore që ka përfshirë gjithë vendin tash e sa ditë, kërkohet shtimi i kujdesit nga ana juaj në qarkullimin rrugor duke shmangur rreziqet eventuale nga vërshimet. Nga ekipet që po punojnë në terren, konstatohet se asnjë lokalitet aktualisht nuk është i bllokuar tërësisht në qarkullimin rrugor. 

Gjithashtu, ju bëjmë të ditur, se që nga orët e hershme të mëngjesit, por dhe në ditët paraprake, ekipet e emergjencave publike, janë në terren dhe po bëjnë të gjitha përpjekjet për të sanuar gjendjen, ndonëse reshjet e shiut janë të pandalshme edhe tani. Pra, autoritetet janë në krye të detyrës duke monitoruar dhe vepruar konform situatës, andaj çdo tentativë për të bërë politikë me fatkeqësi të tilla natyrore, nuk i shërben situatës, përkundrazi.

Apelojmë tek qytetarët që shtojnë kujdesin në qarkullimin e tyre në akset rrugore ku janë hasur vështirësi kalimi nga vërshimet, si dhe njëkohësisht kërkojmë që të shmangen lëvizjet jo të domosdoshme në akset rrugore në afërsi të zonave malore për të parandaluar rreziqet eventuale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img