Ferizaj

Kompanitë publike përplasin pozitën dhe opozitën në Ferizaj


Publikuar më:


Ferizaj. 28.01.2019. Në një konferencë për medie  Gëzim Kokollari nga dega e LDK-së në Ferizaj, njëherit anëtar i Kuvendit Komunal në Ferizaj ka akuzuar  Qeverinë  komunale se   po  qonë drejt falimentimit Kompanitë publike në Ferizaj.

Kokollari ka  kritikuar qeverinë komunale për ndërrimin e bordeve në kompanit publike të cilat sipas tijë  mund të qojnë në falimentim të  këtyre kompanive.

​“Qeverisja e PDK-së në krye me Agim Aliun e filloi mandatin e vet qeverisës para një viti dhe vendimet e para të kësaj qeverie lokale ishin shkarkimet e paligjshme dhe pa kurrfarë analize të bordeve të ndërmarrjeve publike. U shkarkuan edhe bordet e kompanive publike, për të cilat madje edhe auditorët kishin konstatuar afarizëm stabil financiar. ​Dega e LDK-së në Ferizaj ka bërë të njohur këto tëndenca degraduese por nuk ka menduar që ky avaz do të vazhdojë deri në këtë shkalle falimentuese. ​Emërimet e bordeve të reja në këto ndërmarrje ishin bërë për të rehatuar militantët partiak dhe këto borde janë komplet joprofesionale dhe jo kompetente për punën që po e kryejnë. ​Kjo detyrimisht sjellë pasoja në këqesimin e gjendjes financiare të këtyrë ndërmarrjeve si psh: në stacionin e autobusëve në Ferizaj punëtorët janë ata që po i bartin këto pasoja, duke u detyruar që të marrin pushim pa pagesë vetëm e vetëm për të mbijetuar ndërmarrja financiarisht. ​Këtë gjendje e ka rënduar edhe shpikja e pozitave të panevojshme që nuk kanë ekzistuar më herët, siç eshte rasti i emërimit të zëvendës kryeshefit. ​Punëtorët e stacionit të autobusëve u detyruan për hir të pushtetit ta përligjin këtë veprim, duke u detyruar ta nëshkruajne pushimin pa pagesë kundër vullnetit dhe kushteve të tyre materiale. Madje edhe frikësohen ta pranojnë publikisht për shkak të shantazheve të pushtetit. ​Fatin e njëjtë më herët e kishin edhe disa punetor të NPL Ambienti në Ferizaj. ​Gjithashtu edhe në ndërmarrjen Pastërtia punëtorët i marrin pagat deri në 3 muaj me vonesë. Marrja e pagës çdo tre muaj ka qenë e panjohur deri tash në komunën e Ferizajt. ​Problem në vete është edhe kthimi në punë i anëtarëve të bordeve, të cilët me vendime të gjyqeve shetisin derë më derë për të realizuar të drejtën e tyre, sepse kryetari nuk i zbaton vendimet e gjykatës. ​Nga këtu i bëjmë thirrje kryetarit Aliu që të fillojë të zbatojë vendimet e gjykatave për kthimin në punë të anëtarve të bordeve dhe të bëjë kompenzimin e pagave të humbura sipas vendimeve gjyqësore. ​Te nderuar qytetare te Ferizajt, eshte per keqardhje qe vetem per nje vit te kesaj keq-qeverisjeje ndermarrjet publike janë sjellë në prag të falimentimit dhe jo vetëm për keqmenagxhim por edhe për stërngarkim të vazhdueshem me familjarë e militante politik. ​LDK në Ferizaj me shqetësim po e përcjell dukurinë e degradimit të ndërmarrjeve publike me fajin e kryetari Aliu.” ka thënë   Gëzim Kokollari

 Në anën tjetër  zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Selim Marvci, ka mohuar këto akuza  dhe i ka quajtur  akuza vetëm sa për konsmum ditorë  dhe për të mbajtur ggjallë aktivirtetin partiak të opozitës.

“Qeverisja jonë e ka dëshmuar se i zbaton vendimet e gjykatave, por ish punëtorët e larguar i kthen në punë gjykata dhe jo komuna. Platforma e kryetarit Aliu është e bazuar në të drejtën ligjore dhe të gjithë atyre që u është shkelur kjo e drejt dhe gjykata  vendos në favor  të punëtorëve është e gatshme të zbatoj vendimet gjyqësore.  Rasti konkret është i drejtorit të QKMF-së i cili është anëtar kryesisë së LDK-së, mirëpo pasi që gjykata ka marrë vendim për ta kthyer në punë, ne e kemi zbatuar atë. Por nuk është vetëm ky rast e për të cilat opinioni ka qenë rregullisht i njoftuar  me kthimin e punëtorëve në vendet e tyre të punës  për të cilët ka vendosur Gjykata  në favor të tyre, siç është rasti i Shemsi Hetës, në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, Heset Shalës që për katër vitë  shumë herë gjykata vendosi në favor të tij por kurr nuk u kthye në vendin e punës, pastaj rasti i Dr Shyqeri Hysenit, e të cilat komunës i kushtuan me mijëra euro për fajin e moszbatimit të vendimeve të gjykatës nga qeverisja e kaluar.  Ka edhe disa raste të cilat janë në procedurë gjyqësore dhe  të cilat sapo  të bëhen të plotëfuqishme nga ana ligjore në jemi të gatshëm ti zbatojmë ato vendime dhe të respektojmë të drejtën e të punësuarëve.” ka thënë Marevci.

To Top