03,05,2024

Kompanitë ankohen se s’po gjejnë punëtorë krahu e të kualifikuar

Must Read

Ndonëse shkalla e papunësisë në Kosovë mbetet e lartë, sipas disa bizneseve private, shpesh ndodh që të papunët nuk janë të interesuar të punojnë në këta sektorë. Në anën tjetër, përfaqësues të punëtorëve, thonë se mosgatishmëria e qytetarëve për të punuar punë sezonale, paraqitet për shkak të kushteve të vështira në kompanitë private.

Një ndër kompanitë vendore që për çdo sezon përballet më mungesën e punëtorëve, është kompania “Pestova”, e cila merret me përpunimin e patates.

Bedri Kosumi, pronar i kësaj kompanie thotë për Radion Evropa e Lirë segjatë kësaj periudhe për çdo ditë i nevojiten nga 20 punëtorë të rinj, por që, sipas tij, qytetarët po hezitojnë ta punojnë vjeljen e patates.

Ai tregon se paga mujore për punëtorët e interesuar është 450 euro, tetë orë punë dhe dy shujta ushqim gjatë ditës.

“Ne jemi në vlugun e punës, por punëtorë nuk po gjejmë. Nuk dëshirojnë të punojnë, edhe pse i kanë kushtet e mira. Ata dëshirojnë të punojnë në zyre, në fabrikë, kurse në ara nuk janë të interesuar të punojnë”.

“Në Kosovë, po e them me mllef, nuk është e vërtetë se ka papunësi, por ka papunëtorë. Lokalet, kafenetë janë plot të rinj, e punë nuk dëshirojnë”, shprehet Kosumi.

Edhe sektori i ndërtimtarisë përballet po me këtë problem. Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, Brahim Selimaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky sektor me mungesë të punëtorëve përballet gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm gjatë sezonit të verës.

Si problem kryesor, ai e përmend mungesën e punëtorëve të kualifikuar.

“Mungesë tjetër e punëtorëve në treg, janë ata të kualifikuar. Unë mendoj se është mungesë e gatishmërisë së të papunëve që të dalin në treg dhe të punojnë”, pohon ai.

Por, të rinjtë japin mendime të ndryshme sa i përket interesimit për punë sezonale.Blerta Gashi, studente në Fakultetin Juridik, thotë se do të pranonte të punonte, por vetëm në drejtimin që studion.

“Nëse ka kushte të mira të punës dhe pagë të mirë, pranoj të punoj, por vetëm punë që lidhen me drejtimin juridik”, thotë ajo.

Kurse, Lindi Bekteshi, thotë se nuk dëshiron të punojë gjatë kohës së verës. Ai thotë se sezonin e verës dëshiron ta shfrytëzojë për pushime dhe takime më të shpeshta me shokë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img