12,07,2025

Kompania gjermane do të hap 1 mijë vende pune në Maqedoni

Must Read

Fabrika do të vendoset në hapësirat e ish-fabrikës “Nonça Kamishecva” e njohur si ish “Svilara”.

Në fillim do të punësohen 50 persona, ndërsa në pesë vitet e ardhshme planifikohet të angazhohen deri në 1.000 persona, Investimi i parë vlerësohet në rreth 4 milionë euro, ndërsa në pesë vitet e ardhshme do të investohen deri në shtatë milionë euro.

Pronari i “STS Tekstajlls” planifikon që me prodhimin në Maqedoni të fillojë veçmë për një deri në dy javë, ndërsa tërë prodhimi do të importohet në Gjermani, Francë, Itali dhe Poloni.

Marrëveshja për investim u nënshkrua dje në Shkup. Në nënshkrim morën pjesë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski dhe ministri pa portofol për tërheqjen e investimeve të huaja Xheri Naumov, të cilët drejtpërdrejtë janë përfshirë në negociatat, pronari i kompanisë gjermane Markus Tuç, si dhe lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski. /Telegrafi/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img