23,04,2024

Komiteti për Politikë e Financa mbajti mbledhjen e fundit të këtij viti

Must Read

Të enjten në Ferizajt është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë e Financa, me ç’rast janë diskutuar pikat e rendit të ditës për mbledhjen që do të mbahet me 28 dhjetor.

Me këtë rast kryesu15697725_1372315409469945_6155073351646529748_nesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri, anëtarët e këtij komiteti i ka njoftuar edhe me pikat e rendit të ditës të cilat ishin:

Propozim-vendimi për ndërrim-destinim nga toka bujqësore në tokë ndërtimore për N.K. P-7221717-00427-0, propozim-vendim për ndërtim ndërrim-destinim nga toka bujqësore në tokë ndërtimore për N.K. P-772217045-01197-1 dhe N.K. P-&2217045-01197-2 në Prelez të Jerlive, propozim vendimi për miratimin e Statutit të Ansamblit Artistik të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” në Ferizaj, propozim-vendim për ndryshimin e pjesërishëm të vendimit 01 Nr.61 të datës 3.08.2012 të Kuvendit, propozim vendi15672803_1372315412803278_497032288351713255_nm për hedhjen në diskutim publik të draft rregullores për mirëmbajtjen  e përmendoreve, busteve, simboleve, monumenteve dhe pllakave përkujtimore në Komunën e Ferizajt, shqyrtimi i raportit të auditorit të pavarur dhe pasqyrat financiare prej 1 janarit deri më 31 dhjeto
r të vitit 2015.

Po ashtu u diskutua edhe për propozim-vendimin për destinimin e ngastrës kadastrale 2787-3 ZK në Ferizaj si dhe propozim-vendimi për ngastrën kadastrale 1749-1 të ZK në Ferizaj.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës e cila do të jetë e fundit e këtij viti do të mbahet me 28 dhjetore duke filluar nga ora 10:00.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img