26,04,2024

Komiteti për Politikë e Financa kalon të gjitha propozimet e ekzekutivit

Must Read

Me ftesën e Kryesueses së Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi, paraditen e sotme, u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë e Financa.

Në këtë mbledhje u diskutuan një varg çështjesh, njëra ndër to ishte propozim vendimi për destinimin e ngastrës kadastarle me 1194- zona kadastarle në Komogllavë, si dhe propozim vendimi për këmbimin e pjesëve të ngastrës kadastrale 1042-1 dhe 1043-83 në zonën kadastrale në Ferizaj të cilat i prezantoi drejtori i pronës, gjeodezisë dhe kadastrit Sabri Murseli.

Pjesë e diskutimit ishte edhe propozim-vendimi për miratim i Strategjisë Komunale për Personat me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Ferizajt si dhe Plani i Veprimit.

Pika të rendit të ditës në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës, do të jene edhe miratimi i Rregullores për Taksa, Tarifa dhe Gjoba Komunale, me ç’ rast drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku, tha se janë marr parasysh të gjitha kërkesat e partive opozitare dhe janë involvuar në këtë rregullore.

Teme tjetër që u diskutua ishte edhe propozim-vendimi për vënien në diskutim publik të Draft Planit të Zyrës për Informim si dhe propozim-vendimi për Mbrojtjen e Vlerës së Natyrës: Bifurkacioni i Lumit Nerodime në Ferizaj si Monument i Natyrës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img