23,04,2024

Komiteti Lokal për Siguri Publike vendos kamerat në shkollën “Ismajl Qemajli” në Prelez të Ferizajt

Must Read

Ferizaj.3.11.2018. Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP ) – Ferizaj, vendosi kamerat në shkollën fillore “Ismajl Qemajli” Prelez i Jerlive

Komitetet Lokale për Siguri Publike janë trupa konsultativë për policinë në identifikimin, adresimin dhe në partneritet me policinë bëjnë zgjidhjen e problemeve lokale në bashkësi.
Udhëheqësi i KLSP-së nga Ferizaj z. Arlind Avdyli bëri përurimin e projektit: “Vendosja e kamerave në shkollën fillore e mesme e ulet “Ismajl Qemajli” Prelez i Jerlive të Ferizajt”, ku u pajisen me kamera të sigurisë.
Ky projekt është financuar nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze, OSCE, Komuna e Ferizajt dhe mbështetur nga Stacioni Policor në Ferizaj.
KLSP-të deri më tani kanë realizuar disa prej projekteve në territorin e Komunës së Ferizaj si:
1. Fshatin Bablak, projekti: “Parku i fshatit”,
2. Talinovc i Muhaxherëve, projekti: “Fusha sportive dhe park”,
3. Në fshatin Doganaj, projekti: “Ndriçimi publikë dhe kabineti i informatikës”
4. Prelez të Jerlive projekti: “Vendosja e kamerave në shkollë”.
KLSP-të bashkërisht me OSCE, me rastin e dorëzim-pranimit të këtij projekti në shkollë të pranishëm ishin komandanti i Stacionit policor në Ferizaj, menaxhmenti i shkollës në krye me Drejtoreshën znj. Zejnepe Salihu-Mustafa.
Drejtoresha e shkollës i falënderoi KLSP-në për punën e tyre që po bëjnë në komunitet dhe tha se me këtë projekt stafit të saj dhe nxënësve do të ju lehtësojë shumë punën për mësim dhe çështje të sigurisë së objektit shkollorë.
KLSP-të do të vazhdojnë me disa nga projektet e radhës në komunitet, si rregullimi i hapësirave publike, ndriçimi publikë, ndërtimin e fushave sportive të hapura dhe vendosjen e kamerave në zona me frekuentim më të madh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në Fshat të Vjetër

Paraditen e sotme, në Fshat të Vjetër, u shënua Dita e Shkollës të këtij fshati si dhe u përurua...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img