24,04,2024

KOMF dhe QKRMT, shprehin shqetësimin për mos-fillimin e mësimit për të miturit në Qendrën Korrektuese 

Must Read

KOMF dhe QKRMT kërkojnë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – MASHT, Ministria e Drejtësisë – MD dhe Komuna e Lipjanit, që urgjentisht të marrin masat e nevojshme për zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi të cilat garantojnë arsimimin e të miturve në qendrën korrektuese dhe të funksionalizojnë procesin arsimor. “Është përfundimisht e nevojshme ndërprerja e kësaj praktike tashmë të krijuar, ku edhe vitin e kaluar procesi mësimor ka filluar me 4 muaj vonesë”.

KOMF dhe QKRMT konsiderojnë se për asnjë arsye, qoftë ajo financiare apo organizative, procesi arsimor për të miturit në qendrën korrektuese nuk duhet të ndërpritet. Në këtë mënyrë të miturve po iu mohohet e drejta e tyre themelore për arsim. “Për më tepër, mos ofrimi i arsimit rritë stigmatizimin e të miturve duke vështirësuar apo pamundësuar risocializimin dhe ri-integrimin e tyre në shoqëri”, konsiderojnë ky Koalicioni i OJQ-ve

KOMF dhe QKRMT konsideron se mos-mbajtja e procesit mësimor për të miturit, është mos zbatim i Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe dispozitave të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe Kodit të Drejtësisë për të Mitur.

“Është obligim i MASHT, komunave, institucioneve arsimore dhe organeve të tjera relevante, të përfshira në ofrimin e arsimit parauniversitar, që të planifikojnë dhe ofrojnë shërbime efektive, gjithëpërfshirëse, të dizajnuara për t’u ofruar të gjithë fëmijëve të drejtat e barabarta për shkollim, në pajtim me aftësitë dhe nevojat e tyre specifike, si dhe për të avancuar zhvillimin e tyre arsimor dhe social”, bënë të ditur Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës. /Lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img