Lajme

Komandanti i Bondstilit tregon për çfarë arsye ndodhej ushtria shqiptare në Veri


Publikuar më:


Komandanti i bazës së Bondstilit Amerikan në Kosovë, Koloneli Roy Mcarag, ka treguar se pse janë parë ushtarë të Shqipërisë në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se në bazën amerikane në Bondstil janë rreth 800 ushtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Polonia, Turqia dhe Shqipëria, dhe ka potencuar se zakonisht këta ushtarë dërgohen për operim në Veri, si pjese e një bashkëpunimi ndërkombëtarë.

Marcarag ka thënë se trupat amerikane kanë bashkëpunim të mirë edhe me forcat e armatosura të Serbisë.

Komandanti amerikan thotë se kanë komunikim të përditshëm me ata që patrullojnë në vijën administrative, dhe se i sinkronizojnë veprimet bashkë më ta.

Ndër të tjera ai ka treguar se shumica e ushtarëve në Bodnstil janë nga Haëaii.

“Ne vijmë nga një kulturë e ndryshme, por në Kosovë dhe Ballkan po e shijojmë të punuarit në një ambient multinacional. Është kënaqësi të jemi këtu”, ka thënë Macaraeg, shkruan Radio Kontakt Plus, trasnmeton Gazeta Express.

Sipas tij ushtarët amerikan në Kosovë po bëjnë përpjekje për të shpërndarë paqe, dhe shpreson që një gjë e tillë të pranohet nga qytetarët e Kosovës.

To Top