27,04,2024

Kolegji Universum ka nënshkruar marrëveshje me Banjen e Kllokotit për praktikë të studentëve të Fizioterapisë dhe Infermierisë

Must Read


Kolegji Universum ka nënshkruar marrëveshje me Qendren për Mjekesi Fizikale dhe Rehabilitim – Banjën e Kllokotit “Nëna Naile” për praktikë të studentëve të Programit Fizioterapi dhe Infermieri.
Praktiken në këtë qendër studentët e fillojnë vitin e dytë, ndërsa vitin e parë studentët praktikën profesionale e përfundojnë në laboratorët inovativ të Kolegjit Universum të paisur me pajisje mjekësore, duke siguruar një mjedis mësimi eksperimental në të cilin secili i diplomuar është i pajisur me njohuritë, aftësitë dhe vlerat për të siguruar kujdesin ndaj pacientit.
Fokusi i mësimit eksperimental në Kolegjin Universum është që studentët të aplikojnë dhe zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në një mjedis pune. Puna praktike dhe zhvillimi i aftësive do të rrisë shanset për punësim dhe do të ndihmojë në zhvillimin e aftësive personale.
Regjistrimet në programin Fizioterapi dhe Infermieri janë të hapura dhe bëhen online përmes këtij linku https://www.universum-ks.org/sq/apliko/
Poashtu studentët e Kolegjit Universum gjatë praktikës profesionale në laboratorët inovativ të Kolegjit Universum po përdorin paisje VR (Virtual Reality). Përmes këtyre simulimeve studentët po praktikojnë aftësitë e tyre në një “mjedis të sigurtë-virtual“.



Kolegji Universum u siguron studentëve një sërë burimesh dhe shërbimesh për të mbështetur mësimin dhe kërkimin e tyre. Laboratoret janë dizajnuara në mënyrë komode dhe janë të pajisur me shtretër, pacient-kukulla dhe mjete tjera të nevojshme në mënyrë që mësimi të jetë sa më efektiv.
Për më shumë informata na ndiqni në rrjete sociale në facebook apo instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org ose +383 44 144 062.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img