19,04,2024

KMDLNj: Të verifikohen listat e veteranëve

Must Read

uck-foto-xhemail-sllovinja-4_9497

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka ngritur si shqetësim, çështjen e mundësisë së zvogëlimit të pagës për veteranët e luftës dhe dyshimet për fryrjen e listave për këtë kategori.

KMDLNj në një takim me ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka kërkuar përgjegjësi për ata që i kanë fryrë listat dhe verifikim të listave jo nga ata që kanë kontribuar për këto lista por nga një komision i pavarur .

Sipas një komunikate të KMDLNj-së, ministri Abrashi u ka thënë atyre se ende nuk kanë kërkesë zyrtare nga FMN dhe se nuk është marrë asnjë vendim për këtë, mirëpo, është shqetësues numri i madh i veteranëve të luftës i cili e kalon 40.000, ndërsa planifikimet buxhetore ishin bërë për 13 – 14.000 veteranë të luftës.

“KMDLNj edhe më parë ka shfaqur dyshime se listat e veteranëve të UÇK – së janë të fryra, janë joreale, të pavërteta dhe si të tilla nuk do të duhej të pranoheshin. KMDLNj ka kërkuar përgjegjësi për ata që i kanë fryrë listat , verifikim të listave jo nga ata që kanë kontribuar për këto lista por nga një komision i pavarur. Kosova me këto mundësi buxhetore nuk ka mundësi minimale t’i kompensojë mbi 40.000 veteranë të luftës sepse më shumë se 50% janë kontrabanduar në këto lista. Si zgjidhje e çastit KMDLNj ka propozuar që të gjithë ata që janë në marrëdhënie pune dhe marrin pagë mbi mesataren e Kosovës e të cilët marrin edhe pagë sianëtarë të TMK –së dhe invalidë të luftës duhet të përcaktohen për pagën që duan ta marrin e jo të marrin pagë nga tri pozita. Mjetet e kursyera do të shkonin në një fond të veçantë për përmirësimin e pagave të veteranëve të luftës”, thuhet në komunikatën e KMDLNj-së.

KMDLNj sqaron se Sindikata e pavarur e administratës publike e Kosovës i është drejtuar KMDLNj –së dhe ka vizituar zyren në Prishtinë shkaku se konsideron se :” pranimi i statusit të punës kontributdhënës për periudhën 1989 – 1999 pa i paguar kontributet sanksionohet me Ligjin nr. 04/L-131,ndërsa neni 8 paragrafi 6 i këtij ligji përfshinë punëtorët e arsimit , të shëndetësisë dhe të tjerët të cilët nuk përmenden shprehimisht prandaj SPAK –u pretendon se i është bërë padrejtësi anëtarësisë interesat e të cilat i përfaqëson e të cilat do të duhet të trajtohen si ata të arsimit dhe të shëndetësisë.

Gjatë takimit me KMDLNj, ministri Abrashi tha se është i informuarshumë mirë me këtë rast dhe se po punohet me një dinamikë të përshpejtuar që pas rregullimit të statusit pensional për punëtorët e arsimit dhe të shëndetësisë për njohjen e statusit pensionalkontributdhënës të periudhës 1989 – 1999 të vazhdohet edhe me kategoritë e tjera dhe se në këtë drejtim nuk do të diskriminohet askush dhe se do të veprohet në përputhje me ligjin.

KMDLNj do të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në mënyrë që të tejkalohen problemet e adresuara në zyrën e KMDLNj –së.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img