25,04,2024

KMDLNj: Mos ua ndaloni hyrjen, mos i dëboni por i arrestoni

Must Read

kmdj

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar në lidhje me vendimet e Qeverisë së Kosovës që ua ka ndaluar hyrjen në Kosovë disa zyrtarëve të lartë të Serbisë.

Sipas KMDLNJ, autoritetet qeveritare duhet mos t’i pengojnë këta zyrtarë që të hyjnë në Kosovë por që ta shfrytëzojnë rastin që kur të hyjnë t’i arrestojnë ata.

KDMLNJ përmend rastin e fundit të ndalimit nga ana e Qeverisë të gjeneralit serb Lubisha Dikoviq dhe liderit radikal serb Vojisllav Sheshel.

“Autoritetet kosovare po reagojnë me vonesë ndaj histerisë dhe pranisë së Serbisë në Kosovë duke e dëmtuar rëndë drejtësinë për viktimat e luftës në Kosovë sepse,duke ua ndaluar hyrjen në Kosovë të dyshuarve serbë për krime lufte në fakt ata po shfajësohen për këto krime. Gjeneralët Dikoviq dhe Bojoviq domosdoshmërisht duhet të ndiqen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në bazë të përgjegjësisë komanduese ushtarake sikur edhe udhëheqësi paramilitar i ‘Shqiponjave të bardha’ gjithashtu në bazë të përgjegjësisë komanduese ushtarake dhe politike. Dëbimi i tyre është ikje nga përgjegjësitë dhe është bërë për kalkulime politike”, thuhet në reagim.

Kosova sipas KMDLNJ ka një sistem të drejtësisë,sidomos për krime lufte, të lëndueshëm dhe i cili i përshtatet një oportuniteti politik , ndërkombëtar në radhë të parë dhe atij vendor prandaj pjesa dërrmuese e të dyshuarve dhe të akuzuarve për krime lufte serbë kanë mbetur të pandëshkuar.

KDMLNJ konsideron se ata janë strehuar dhe sistemuar në institucionet e Serbisë, kanë mbrojtje nga shteti serb, bashkësia ndërkombëtare nuk e kërkon arrestimin e tyre , Kosova nuk ka të drejtë ta kërkojë ekstradimin e tyre sikur që ata nuk mund të dënohen në mungesë nga gjykatat e Kosovës shkaku se nuk ia mundëson legjislacioni në fuqi.

“Tash dhe kërkesa për ndalimin e hyrjes së tyre në Kosovë është dhurata më e madhe që iu bëhet të dyshuarve serbë për krime lufte në Kosovë. Një vend normal jo që do t’ua ndalonte hyrjen të dyshuarve për krime lufte , siç po e bënë Kosova por do të shfrytëzonte çdo mundësi të ligjshme dhe ilegale që ata të arrestohen dhe të sillen para drejtësisë. A nuk veproi kështu Izraeli duke e kidnapuar Ajhmanin në Argjentinë për ta sjellur pranë gjykatës në Izrael për ta përmbushur drejtësinë dhe për t’i shpaguar viktimat duke iu ofruar drejtësi përmes dënimit të gjeneralit gjerman ! Si mund të flitet për drejtësi dhe si mund të shpaguhen viktimat e shumta civile në Kosovë kur përgjegjësit kryesorë nuk sillen para gjykatave të Kosovës për ta marrë dënimin e merituar që përveç se paraqet lehtësim për viktimat njëkohësisht është masë parandaluese që të mos ketë viktima në të ardhmen. A po instalohet mosndëshkueshmëria për të dyshuarit serbë për krime lufte dhe përpjekja për dënim të shqiptarëve me çdo kusht , si një praktikë e ligjshme në Kosovë edhe me bekimin e ndërkombëtarëve dhe për këtë po përdoren politikanët e padijshëm kosovarë që janë të shantazhuar sikur edhe bisedimet kinse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ?! KMDLNj kërkon drejtësi për të gjitha viktimat e luftës dhe pas luftës , pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe bindjeve politike duke i sjellur para gjykatave ata që urdhëruan , planifikuan , e bënë apo nuk i penguan këto krime”, thuhet në reagim./KosovaPress/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img