29,03,2024

Klubi i mundjes “Kastrioti” po rikthehet me një organizim profesional

Must Read

Klubi i mundjes “Kastrioti”, pas pauzës disa vjeçare, pritet nga muaji shtator tu kthehet garave sportive në vend, por kësaj radhe me një organizim më profesional në saje të angazhimit të Avdyl Salihu për trajner, i cili ka përvojë mjaft të madhe si në Maqedoni ashtu edhe në Kosovë.

Trajneri i deritashëm Selajdin Derguti bashkë me trajnerin e ri, Avdyl Salihu, tashmë kanë marrë përsipër edhe organizimin e klubit, duke filluar nga zgjedhja e kryesisë së re, si dhe gjetjen e afaristëve që do e ndihmojnë direkt klubin, drejt rezultateve si në vend ashtu edhe jashtë saj.

Përkrahje në realizimin e projektit më të ri, klubi pritet të marrë edhe nga Federata e Mundjes, e cila do t’i siguroj dysheme për të realizuar këtë sport, si dhe për zhvillimin e mundjes në Komunën e Ferizajt. Po ashtu, sipas koordinuesve, nga tani kanë filluar angazhimin me prezantimin e projekteve për klubin, në disa institucione, ku pritet edhe mbështetja./Kokovalive

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img