26,04,2024

Klubi i Hendbollit të Femrave Kastrioti me kryesi të re, filluan edhe transferet

Must Read

Klubi i hendbollit  të femrave “Kastrioti” në Ferizaj  ka   formuar kryesine e re të klubit.

Bëhet e ditur  se në këtë mbledhje u hartua plani strategjik  për punën e klubit  me qëllim të arritjes  së sukseseve.

Me këtë rast është bërë e ditur se është  bërë edhe trasnferi i parë në këtë klub dhe  puna do të vazhdoi deri në konsolidimin e klubit.

“Pata kënaqësinë e veçantë, të drejtojë mbledhjen e parë dhe në këtë kuadër u formua Kryesia e KHF Kastrioti në Ferizaj, shfrytëzoj rastin t’i uroj kryesisë së re punë të mbarë në realizimin e misionit dhe vizionit tonë të përbashkët për një klub të vërtetë sportiv, me rezultate që do të na bëjnë krenar si ferizajas. Me këtë rast dua të njoftoj opinionin se dje u konkretizua transferi i parë me lojtaren e talentuar Aida Stagova. KHF Kastrioti, në ditët në vazhdim nuk do të ndalet së reshturi derisa t’i realizojmë të gjitha transferet e duhura për të kompletuar misionin tonë, ky ishte konstatim i përgjithshëm i kryesisë së KHF Kastrioti” ka thënë  Faton HaxhiSalihu,kryetar i KHF “Kastrioti.

13410726_709211935884838_1971072275_o 13405333_709211925884839_417767226_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj mban punëtorinë në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, universitetet publike dhe ato të shkencave të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img