16,04,2024

Klubi i gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj ngushëllon familjen Sinani

Must Read

Me rastin e vdekjea së Ali Sinanit , përgjegjës për media në kazermën e FSK-së “Skendërbeu” në Ferizaj, klubi i gazetarëve “Haki Braha ”  në Ferizaj i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së tij.

Telegrami i klubit të gazetarëve “Haki Braha” dërguar familjes Sinani

E nderuara familje Sinani
Të nderuar pjesëtarë të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e një njeriu të vyeshëm e të lidhur ngusht me profesionin Ali Sinanit , përgjegjës për media në kazermën e FSK-së “Skendërbeu” në Ferizaj.
Me sinqeritet e themi se ne si gazetarë ferizajas kishim një bashkëpunim shumë profesional me Aliun prandaj e ndjejmë thellë humbjen e tij.
Të rrallë janë personailtete si ai , fjalëpak , i përkushtuar e shumë atdhedashës.
Edhe për nesër e kemi ëndërruar që më të të kontaktojmë e t’i gëzohemi themelimit të Ushtrisë , por fati e paska paraparë ndryshe.
Ali, të falënderojmë përjetsisht për të gjitha që ke bërë për ne. Veprat e tua le të jenë udhërrëfyesi më i mirë në botën e përtejme duke na bërë që kurrë mos ta harrojmë dikë si ti.
Me pikëllim klubi i gazetarëve “Haki Braha”
Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img