25,04,2024

Klubi i Futbollit “Ferizaj” në duar të sigurta, bizneset më të fuqishme ferizajase, pronarë të rinj të klubit

Must Read

Pas përpjekjeve disajavëshe, ekipi ynë i zemrës, Klubi i Futbollit “Ferizaj”, i gjetur në vështirësi që padyshim nuk meritoi, po këndellet.

Është përgjigja pozitive që mora nga bizneset ndër më të fuqishme ferizajase, në iniciativën time për ta marr në duar të sigurta fatin e klubit, ajo që po rikthen shpresën, ka shkruar kryetari Agim Aliu.

Një qytet si Ferizaj, sinonim ka biznesin, e kjo e fundit natyrshëm do t’i shërbej si lokomotivë ecjes së shpejtë drejt majave elitare të futbollit ferizajas.

Është momenti për të uruar futbollistët dhe futbolldashësit, është çasti për të falënderuar bizneset kurdoherë të gatshme, është ora e rikthimit të fuqishëm të Klubit të Futbollit “Ferizaj”.

“I lumtur ta kurorëzoj suksesshëm iniciativën time dhe ta kumtoj këtë lajm të mezipritur për adhuruesit e futbollistët ferizajas. Urime e pastë ditë të bardha për futbollin ferizajas!” ka shkruar kryetari Agim Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img