Ferizaj

Klasa e parë dhe e dyta nisin mësimin në objekte shkollore


Publikuar më:


Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, në Komisionin për Arsim, ka thënë se klasa e parë dhe e dytë do të kthehen në objektet shkollore.

Ai ka thënë se do të dezinfektohen hapësirat shkollore dhe do të zbatohen masat tjera.
Ndryshe edhe drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në takim me kryeministrin është dakorduar që nxënësit e klasës së parë të kenë prioritet në shfrytëzimin e bankave shkollore pasi, sipas tij, ata kanë nevojë të familjarizohen edhe me mësimdhënësin.

“Edhe nxënësit e klasës së dytë duhet të jenë të favorizuar në këtë drejtim pasi gjysmëvjetorin e dytë ata nuk kanë pasur mundësi t’i ndjekin mësimet në shkolla. Edhe nxënësit e klasave të gjashtë do të kenë përparësi për shfrytëzimin e bankave shkollore pasi kanë kaluar nga sistemi me një mësimdhënës në atë me shumë mësimdhënës. Edhe nxënësit e klasës së dhjetë do të kenë të njëjtën përparësi pasi kalojnë nga shkolla fillore në atë të mesme”, tha Ibrahimi.

To Top