19,04,2024

Kjo është lista e shfaqjeve për Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Must Read

Edicioni i 48-të i Festivalit mbarëkombëtar të Teatrit që mbahen këtë muaj në qytetin e Ferizajt, i cili nis më 21 tetor 2018, ka bërë publike edhe agjendën e shfajeve.
Këtë edicion do ta hapë shfaqja “Le Pont” inskenuar në Francë sipas romanit “Ura me tri harqe’ të Ismail Kadaresë në regji të Simon Pitaqaj. Përmes kësaj shfaqje do të zbarkojnë në Ferizaj edhe aktorët e njohur Rexhep Mitrovica dhe Arben Bajraktari të cilët jetojnë në Francë.
Në këtë edicion të Festivalit do të shfaqen edhe “Kur hana del” e Ag Apollonit në regji të Ben Apollonit, “Zoti i masakrës” së Jasmina Reza në regji të Besfort Idrizit, “Kasapi” i Nikolas Billon në regji të Qazmedin Nuredinit, “Vetëvrasësi” i Nikolai Erdman në regji të Sulejman Rushitit, “Ata që ikin” e Kushtrim Bekteshit në regji të Kushtrim Bekteshit, “Gratë” e Robert Thomas në regji të Qëndrim Rijanit dhe “Im atë dontë Adolfin” e Mehmet Krajës në regji të Ilir Bokshit.
Përveç kësaj, edicioni i 48-të i Festivali mbarë kombëtare të Teatrove në Ferizaj do të sjellë edhe aktivitete tjera për dhe rreth teatri, si një seminar me temë për teatrin apo teatrot tonë, performanca, tryeza e festivalit, mbrëmjet tjera artistike.
Festivali mbyllet më 28 tetor 2018 me ndarjen e çmimeve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img