20,04,2024

Kjo është komuna e parë që shqiptoi gjobë për hudhjen e mbeturinave në rrugë në Kosovë

Must Read

Banorët e Komunës së Vushtrrisë do të gjobiten për hedhjen e mbeturinave në vendet që nuk janë të lejuara.

Drejtori i Drejtorisë për Inspektime në Komunën e Vushtrrisë, Berat Asllani ka njoftuar se në fund të muajit tetor, ka hyrë në fuqi udhëzimi administrativ për ndëshkimet me gjoba mandatore për ata që hedhin mbeturina në vendet që nuk janë të lejuara.

Në njoftimin e Drejtorisë për Inspektime thuhet se vlera e gjobës mandatore është varësisht prej veprimit ndëshkues, prej 20 deri në 100 euro.

Asllani po ashtu ka njoftuar se nëse personi i ndëshkuar me gjobë mandatorë e bën pagesën brenda 15 ditëve, gjoba është 50% me lirë, ndërsa në raste kur  personi fizik apo juridik nuk e bën pagesën e gjobës mandatore brenda 15 ditëve, lënda procedohet tek përmbaruesi për ekzekutim.

“Autoritetet që do të zbatojnë këtë udhëzim janë, inspektorati Komunal i mjedisit, Policia e Kosovës si dhe zyrtarët e tjerë të autorizuar. Drejtoria për Inspektime së bashku me Policinë e Kosovës ka bërë planin e veprimit dhe janë duke inspektuar me dy ndërrime, ku dhe kanë filluar ndëshkimet me gjoba mandatore”, thuhet në njoftimin e Asllanit.

Drejtoria për Inspektime ka ftuar të gjithë qytetarët e Vushtrrisë që të ndihmojnë  për zbatimin e këtij udhëzimi duke raportuar Inspektoratin Komunal ose Policinë e Kosovës me informata dhe fotografi të personave që hedhin mbeturina në vende të pacaktuara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img