26,04,2024

Kjo është familja e parë kosovare që mori vizën amerikane në Prishtinë

Must Read

Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka lëshuar vizat e para për qytetarët e Kosovës.

Familja Azemi janë të parët që kanë marrë vizat në Prishtinë, pasi ata kanë fituar vizat përmes Lotarisë për Kartonin e Gjelbër.

Për këtë ka njoftuar vetë Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve tjerë që të aplikojnë për këto viza, për vitet e ardhshme.

“Kush ndihet me fat? Ambasada e SHBA-së në Prishtinë tashmë ka lëshuar vizat e saj të para për qytetarët e Kosovës. Familja Azemi e cila ka fituar “Lotarinë e Kartonit të Gjelbër” më parë në këtë vit, po bëhen gati për të kaluar në Karolinën e Jugut me vizat e tyre të reja. A jeni i interesuar për lotarinë e vizave të diversitetit dhe për ta provuar fatin dhe të bëheni një nga fituesit e 50 mijë vizave në vitin e ardhshëm? Sigurohuni që po përdorni vetëm këtë faqe zyrtare: https://www.dvlottery.state.go…Mos harroni regjistrimi është i lirë, ju mund të regjistroheni vetëm një herë dhe kujdesuni nga mashtrimet”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img