20,04,2024

KIZ: Shqetësues rasti në vendvotimin në Polluzhë

Must Read
Votimi ne Drenas

“Koalicioni veprimin e tillë e konsideron si të papranueshëm dhe si formë e presionit ndaj vëzhguesve të pavarur.  Koalicioni njofton opinionin publik që është duke monitoruar të gjitha vendvotimet në Komunën e Drenasit, dhe do ju mbaj të informuar në kohë reale për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Drenas.”, thuhet në njoftimin e KIZ.  Sipas të dhënave nga monitoruesit e Koalicionit, nga 72 vendvotime 58 janë hapur me kohë, kurse 12 janë hapur me vonesë  prej 10 deri 50 minutash. Në shumicën e vendvotimeve vonesat kanë ardhur për shkak të mungesës së materialit zgjedhor. Vonesat më të mëdha janë identifikuar në këto vendvotime,   Gllobar vendvotimi 0321E/02  është hapur me 50 minuta vonesë, Qikatove e vjetër 0322E/ 02 është hapur me 50 minuta vonesë, Likoshan përkatësisht vendvotimi 0312E, është hapur me 40 minuta vonesë për shkak të mungesës se Kryesuesit të këshillit të vendvotimit, anëtarët tjerë kanë vendosur për hapjen e vendvotimit pa prezencën e kryesuesit”, thuhet në komunikatën e KIZ.

Ndryheshe, rrjeti i OJQ-ve “Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ”, ka për qëllim që të promovojë dhe garantojë vlera demokratike që do nxisin zgjedhje të lira, të drejta dhe të barabarta. Ky rrjet përbëhet nga këto organizata jo qeveritare: Çohu, Democracy Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Iniciativa Qytetare në Skenderaj (IQS), Iniciativa për Progres (INPO) dhe Community Building Mitrovica (CBM).  Koalicioni – shfrytëzon rastin që ti bën thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit që të dalin në votime, për të ushtruar të drejtën e tyre qytetare dhe Kushtetuese.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img