20,04,2024

KF Ferizaj klubi i parë privat në Kosovë me kapital anglez

Must Read

Klubi i futbollit “Ferizaj”  para pak çastesh është bërë me pronarë.

Në hotel “Emerald” është nënshkruar kontrata për  kalimin e klubit “Ferizaj” në pronësi private  ku  në krye të klubit do të jenë donatorë nga Anglia dhe donatorë tjerë kosovarë.

Me këtë rast të pranishëm  në nënshkrimin e kësaj kontrate me ish-futbollistin e Premier Leagues, Brian Deane  ishte kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, deputeti Elmi Reçica, i cili dha një kontribut shumë të madh në këtë drejtim  dhe kryetari i klubit “Ferizaj”, Mustafë Grainca.

Pas nënshkrimit të kontratës Brian Deane ka deklaruar se ky është   një hap drejtë  fillimit të investimeve që do të pasojnë.

“ Ky akt  i nënshkrimit të kësaj kontrate dhe  punës që do të bëjmë drejt ngritjes së këtij  klubi është  rezultat i besimit që kemi  krijuar  me institucionet e komunës së Ferizajt” ka thënë Deane.

Edhe kryetari i Ferizajt Agim Aliu dhe deputeti Elmi Reçica kanë përshëndetur këtë dhe besojnë që tani ditët e mira do vijnë për sportin ferizajas.

Sot në konferencën e mbajtur para nënshkrimit të kësaj marrëveshje kanë folur, Kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu, deputeti Elmi Reçica si dhe tashmë donatori kryesorë i klubit, Brain Deane.

Kjo është një ditë historike për klubin e futbollit Ferizaj”.

“Në rethana shumë të rënda, në rrethana kur na ka munguar shumëçka, jo vetëm mundësia për të luajtur futboll, por na ka munguar liria, lëvizja e lirë, na ka munguar liria e të shprehurit, dhe ju e kemi mbajtur gjallë këtë sport dhe dua të ju falenderoj secilin veç e veç, ju që jeni këtu dhe ju që përfaqësoni ata që janë shumë më të shumtë të cilët në këtë sallë. Dua të them se na keni motivuar që në gjatë rrugëtim tonë të gjejmë kondicion jo vetëm fizik por edhe mendorë edhe atdhetarë, për ti lëvizur proceset përpara. Nuk do të ishte ky grup ashtu siç është pa simpatizantët, pa Ujqit tanë të cilët në rrethana kur nuk kemi qëndruar aq mirë, në rrethana që me të vërtetë kemi qenë para situave që të zbrapsemi ata na kanë dhënë zemër edhe lojtarëve edhe të gjithë neve”, tha Elmi Reçica.

Kurse Kryetari, Agim Aliu është shprehur se ky investim tregon më së miri se ata kanë besim në futbollin e Kosovës.

“Sigurisht që ky përkushtim, ky investim i ardhjes së legjendës së futbollit, z.Brian Dean me miqtë tanë edhe të tij, tregon më së miri se ata kanë besim në Kosovën, ata kanë besim tek futbollistët tonë, ata kanë besim edhe në qështjet e investimeve strategjike në Republikën e Kosovës. Por më lejoni si kryetar i Komunës në këtë dit të veçantë për Ferizajin dhe në këtë ditë historike për klubin e futbollit të Ferizaj të shprehi të gjithë ato falenderime për të gjithë ato gjenerata që derdhen ndjersën dhe mundin për klubin e Ferizajit… Sot po e hapim një prespektiv të re, po mendojmë, po veprojmë dhe po punojmë për të krijuar të ardhme të futbolldashëve, të nxënësve, të të rinjve tanë në Ferizaj dhe në të gjithë Republikën e Kosovë. Projekti që është i përbashkët mes bashkëinvesitorëve anglez dhe ferizajas është një projekt i së ardhmes jo vetëm për Ferizajin por është një projekt i së ardhmes edhe për vet Republikën e Kosovës”, tha Aliu.

Legjenda e futbollit anglez, Brian Dean i cili do të zotërojë edhe 50 % të aksioneve të klubit Ferizaj, u shpreh tejet i lumtur me faktin se është në gjendje ti ndihmojë në radhë të parë futbollit Kosovar e më pas edhe futbollistëve të cilët do të jenë pjesë e klubit të Ferizajt.

“Së pari dua të ju falenderoj se çdoherë që vi në Kosovë jam i mirëpritur. Ju e dini që jeta ime është futbolli. Kam qenë i përfshirë në ndeshje profesionale për rreth 13 vjet. Është pasioni im. Arsyea se pse jamë këtu është të punoj fort me invesitorët, me u siguru që klubi i futbollit Ferizaj ka një etik të fuqishme profesionale, kjo do të thot unë di rreth menaxhimit të lojtarëve. Është e rëndësishme sepse komuniteti është i lumtur me ne. Kudo që kam qenë kjo është gjëja e vetme që kam kërkuar, energjia pozitive e komunitetit. Sot jam këtu të sigurohem se Ferizaj ka një infrastukturë të mirë, të cilën e meritojnë të rinjët dhe skuadra e parë. Tjetër arsye se pse jam këtu është edhe kjo, sa herë që rikthehm në shtëpi, iu tregoj njerëzëve se sa e mirë është Kosova për tu vizituar dhe çdo herë që ritkthem me shok, dëshirojnë që të vijnë prap këtu”, tha ndër tjerash ai.

Ndryshe ish-futbollisti i Premier Leagues, Brian Deane,që tashmë  mori udhëheqjen e klubit “Ferizaj”  ka bërë histori në këtë garë duke shënuar golin e parë në histori të saj për Sheffield Unitedin kundër Manchester Unitedit pas pesë minutash të nisjes së lojës më 15 gusht, 1992.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img