27,04,2024

Këto janë të arriturat më të mëdha për vitin 2015, sipas kryeministrit Mustafa

Must Read

ISA-12121212

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka prezantuar një ekspoze të Raportit Vjetor të Punës për vitin 2015.

Kryeministri i Republikës së Kosovës sot gjatë prezantimit të Raportit Vjetor të Punës ka theksuar se gjatë vitit 2015, Qeveria ka punuar në realizimin e 5 prioteteve të cilat kanë qenë edhe shtyllat themelorë të Programit të punës në periudhën 2015-2018; Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik, Punësimi dhe Mirëqenia, Sundimi i Ligjit dhe Shteti i së Drejtës, Agjenda Evropiane dhe Politika e Jashtme; Arsimi, Shkenca, Kultura, Sporti dhe Zhvillimi Rinor si dhe Shëndetësia Bashkëkohore.

Këto janë disa nga të arriturat më të mëdha për vitin 2015 sipas Kryeministri Isa Mustafa:

Si ndër të arriturat më të mëdha gjatë vitit 2015, kryeministri ka konsideruar nënshkrimin e Marrëvehjes për Stabilizim Asociim sepse sipas tij kjo marrëveshje pritet të përafëroje dhe integrojë ekonominë e vendit me hapësirën ekonomike evropiane dhe të shteteve anëtare të BE-së.

Ndërsa me propozim të Qeverisë, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Ligjin për faljen e borxheve, i cili është shprehur pozitivisht, duke qenë se ka lehtësuar barrën e obligimeve financiare të qytetarëve dhe të bizneseve në Kosovë.

Po ashtu janë përgatitur edhe dy ligje tjera mjaft të rëndësishme, siç është Ligji mbi Themelimin e Fondit për Garantimin e Kredive i aprovuar nga Kuvendi dhe tani do të inaugurohet edhe fondi dhe Ligji për Investime Strategjike i cili pritet të aprovohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Viti 2015 ka rezultuar me sukses në drejtim të thellimit të bashkëpunimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) që u konkretizua me nënshkrimin e Marrëveshjes për reformat ekonomike e fiskale, që tashmë janë zbatuar dhe kemi vlerësime të mira për zbatimin e tyre nga Qeveria dhe nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Një ndër prioritetet e tjera kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës vazhdon të mbetet zhvillimi i Bujqësisë.

“Është rritur përkrahja e fermerëve në skemën e subvencioneve dhe granteve, duke angazhuar 43 milionë euro në vitin 2015, të ndara në dy skema shumë të rëndësishme, të cilat kanë ndikuar që të rritet sipërfaqja e punuar e tokës, të rritet cilësia, dhe po ashtu të rritet punësimi në bujqësi. Dhe nga pagesat direkte janë mbështetur rreth 37 mijë fermerë që është një sukses shumë i madh që tani vlerësohet lartë edhe në vizitat që tani ne po i bëjmë në terren.

Po ashtu gjatë vitit 2015 është përfunduar projekti i Autostradës së Energjisë Kosovë –Shqipëri, që vlerësohet të jetë projekt shumë i rëndësishëm i lidhjes dhe këmbimit të energjisë ndërmjet dy vendeve tona”.

Ndër objektivat kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka qenë edhe rritja e numrit të punësuarve për qytetarët e Kosovës.Sipas evidencave ka pasur rreth 15.500 të punësuar të rinj në vitin 2015, prej të cilëve mbi 2.500 janë vetëm në sektorin e bujqësisë, si refleksion i masave të cilat janë marrë atje.

Qeverisja e mirë dhe fuqizimi i sundimit të ligjit

Në vitin 2015 është bërë avancim i strategjik i sektorit të drejtësisë si dhe është përmirësuar infrastruktura bazike e këtij sektori. Me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore është siguruar pavarësia e plotë e shtyllës së drejtësisë. Është punuar në integrimin e plotë të komunave veriore në sistemin e drejtësisë.

Janë miratuar 80 projektligje, të cilat janë proceduar në Kuvend dhe është shënuar progres në arritjen e prioriteteve lidhur me qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit.

Ndërsa Qeveria ka aprovuar Strategjinë për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, ndërkaq organet përgjegjëse janë treguar efikase në parandalimin e shkuarjes së individëve nga Kosova në konfliktet e jashtme.

Prioritet i veçantë i është kushtuar reformave të arsimit në të gjitha nivelet të cilat sigurojnë cilësi. Është përmirësuar, po ashtu, përfshirja e fëmijëve dhe të rinjve në institucionet arsimore dhe edukuese. Është punuar në harmonizimin e kurrikulës me kërkesat e tregut të punës në Kosovë.

Kosova sipas evidencave ka 23.830 mësimdhënës, 382.000 nxënës dhe 122.000 studentë. Hapësira fizike për nxënës është përmirësuar për 15%. Raporti mësues për nxënës është përmirësuar për 16%.

Gjithashtu Qeveria e Republikës së Kosovës është e orientuar që të bëjë reforma dhe modernizim në sektorin e shëndetësisë dhe kompletimin e kornizës ligjore.

Gjatë vitit 2015 është përmbyllur cikli i themelimit të pesë odave profesionale, me themelimin e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës si dhe zgjedhjen e organeve të Odës së Fizioterapeutëve.

Është përmirësuar furnizimi me barna nga lista esenciale, është ngritur disiplina dhe përgjegjësia në institucionet shëndetësore dhe ka arritje të veçanta në fushën e kardiokirurgjisë. Ka filluar ndërtimi i Klinikës së Kirurgjisë për Fëmijë me donacione ndërkombëtare.

Janë kryer investime kapitale me qëllim përmirësimin e infrastrukturës në sektorin e shëndetësisë. Ka vazhduar ndërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, ndërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.

Në vitin 2015 Qeveria është ballafaquar edhe me vendime mjaft të vështira dhe sfiduese, siç ishte propozimi i ndryshimeve kushtetuese dhe i ligjit për Dhoma të Veçanta të Gjykatës Speciale; Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë i ndërmjetësuar nga BE, sidomos Marrëveshja për parimet për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare me Serbinë, të cilat u kundërshtuan nga opozita duke penguar punën normale të Kuvendit dhe duke demonstruar dhunë, përfshirë edhe dhunën e adresuar ndaj anëtarëve të Qeverisë.

Mirëpo, është detyrë e jonë që ne të zbatojmë Programin Qeverisës, të zbatojmë Kushtetutën dhe ligjin, andaj unë kërkoj nga ju dhe nga të gjithë shërbyesit civil që me përkushtim maksimal të punojmë në zbatimin e prioriteteve të Qeverisë në këtë vit dhe në vitet e ardhshme që i takojnë këtij mandati.

Sipas vlerësimeve teknike ne kemi arritur ta realizojmë programin qeverisës ndërmjet 85 deri 90 për qind të të gjitha detyrave të cilat kanë qenë të specifikuara gjatë kësaj periudhe kohore, mirëpo do të bëjmë përpjekje pastaj që gjatë këtij viti të intensifikojmë edhe më shumë punën dhe veprimtarinë dhe të arrijmë që premtimet që ia kemi dhënë qytetarëve t’i realizojmë me kohë dhe në mënyrë cilësore

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img