24,04,2024

Këto janë të arriturat e Qeverisë së Kosovës sipas kryeministrit Mustafa

Must Read

Ai ka përmendur zhvillimin ekonomik dhe rritjen e vendeve të punës.

Sipas tij, viti 2016 është mbyllur me 30 mijë vende të reja pune, ndërsa në vitin që vjen pritet rritje ekonomike prej 4 për qind.

Mustafa ka folur edhe për pensionet e veteranëve që ka thënë se është një arritur që është bërë pas 17 vitesh, raporton lajmi.net.

Ai ka thënë se është rritur edhe performansa e komunave dhe përmirësimi i jetës nëpër komuna.

Kjo është një pjesë e fjalimit të Mustafës 

Për nënshkrimin e marrëveshjes për stabilizim asocim për marrjen e kodit telefonik, rritjen e pensioneve dhe përkrahja sociale që ka ndodhur ndonjëherë, për adresimin e çështjeve të veteranëve që është zgjedhur pas 17 vite dhe po ashtu anëtarësimi në UEFA dhe FIFA.

Kemi demonstruar stabilitet për tu mos u zhytur vendi në anarki.

Sa i përket vitit 2016, 30 mijë të rinj të punësuar, sivjet presim 20 mijë vende të reja të punës dhe 4 për qind rritje ekonomike.

Është miratuar ligji për Trepçën i cili ka hapur mundësi për ekonominë e Kosovës dhe është duke u punuar intensivisht  për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re. Në bujqësi janë shtuar sipërfaqet e mbjellura dhe buxheti.

Është punuar fuqishëm në përfundimin e rrugës për Shkup, për Pejë dhe Mitrovicë, dhe po presim zgjerimin e rrugës për Podujevë dhe Gjilan.

Në rrugën evropiane kemi zhvilluar takime për implementimin MSA që ka qenë veprim i rëndësishëm për ne.

Më herët kemi marr rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave dhe i kemi përmbushur të gjitha kriteret.

Këtë vit do të veçoja kodin 383 duke bërë një hap të rëndësishëm në kompletimit të shtetësisë  së Kosovës.

Policia dh organet tjera kanë punuar në parandalimin e krimeve, është bërë punë e jashtëzakonshme në parandalimin e akteve ekstreme dhe shumë të rrezikshme që do të mund të ndodhnin.

Në shëndetësi kemi bërë punë të madhe në përgatitjet e sigurimeve shëndetësore dhe ndërtimin e disa objekteve shëndetësore.

Sfidë mbesin veriu, arsimi dhe shëndetësia. Në këto fusha do të përqendrojmë energji dhe përkrahje materiale./Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img