26,04,2024

Këshilli për të Drejtat e Nxënësve KDN ndahet nga Forumi i Organizatave Rinore në Ferizaj

Must Read

Pas komunikatave të fundit të bëra nga FOR, Këshilli  për të Drejtat e Nxënësve KDN në Ferizaj ka dhënë dorëheqje  nga ky Forum. KDN  përmes një komunikatë ka bërë të ditur edhe arsyet ë dorëheqjes  nga FOR.

Këshilli për të Drejtat e Nxënësve KDN, pas deklaratave të FOR jepë dorëheqje nga ky forum për arsye se: Kryetari i më hershëm  Jeton Ibrahimi pati lidhur një bashkëpunim me FOR në të mirë e Rinisë së Ferizajt, e jo të njollosjeve.

Jemi dëshmitar të deklaratave pa vend dhe pa pyetur anëtarët e tjerë, por deklarojnë  krye në vete, nuk e dimë se me çfarë të drejte Milaim Nuhiu jep deklarata në emër të Organizatave Rinore.

Sa është legjitim ky Forum? Sa kanë njohuri për proceset?

Sa kemi njohuri për Rrjetin e OJQ-ve AVONET kur e dimë se AVONET në të shumtën e rasteve punon dhe ka punuar vullnetarisht .

I nderuar Milaim sa e njeh AVONET-in? Sa e njeh z. Kenan Gashi?

Jemi dëshmitar të kaluarës për punën dhe proceset të cilat i ka udhëhequr dhe vazhdon ti udhëheqë AVONET në të mirë të qytetarëve.

I nderuari Milaim është mirë ti thërrasësh mendjes dhe të punosh me ide të mira në të mirë të Rinisë, jo të biesh pre e profiterëve të pozitave, e të mundohesh të njollosësh punën e më shumë se një dekade të një rrjeti siç është AVONET dhe personalitetin e një njeriu i cili ka bërë dhe vazhdon të bëjë shumë të mira për qytetarët e Ferizajt siç është Z. Kenan Gashi.

Me rrespekt KDN , 20 maj 2016 Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img