29,03,2024

Këshilli Evropian tregon nëse do të lëvizin Kosovarët këtë verë pa viza

Must Read

Çështja e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës është në dorën e Këshillit Evropian. Megjithatë një zyrtare e lartë e Bashkimit Evropian ka thënë se çështja është ende në nivel teknik, dhe se nuk mund të japin një datë se kur kjo çështje do të ngritët në nivel të ministrave dhe se kur do të mund të merret vendimi për liberalizim të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Diskutimet rreth liberalizimit të vizave për Kosovën kanë mbetur në nivelin teknik brenda Këshillit. Unë nuk mund të spekuloj për atë se kur do të dërgohet kjo çështje në nivelin e ministrave, apo se edhe kur do të mund të merret vendimi”, ka thënë për Gazetën Express një burim brenda Bashkimit Evropian.

Sa i përket hapave që do t’iu nënshtrohet procesi i liberalizimit të vizave pas votimit të fundit pozitiv në Parlamentin Evropian që ndodhi javën e  kaluar,  ky burim ka shpjeguar se fillimisht duhet të arrihet një pajtueshmëri brenda Këshillit Evropian për të negociuar rreth kësaj çështje, dhe më pas së bashku Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian duhet të hartojnë një marrëveshje e cila më pas mund të miratohet zyrtarisht në Këshillin e Ministrave.

“Sa i përket procedurës legjislative, të aplikueshme për secilin rast, do të ishte si në vijim. Këshilli fillimisht duhet të arrijë pajtueshmëri për mandatin negociues. Posa të përcaktohet mandati i Këshillit dhe Parlamentit Evropian, diskutimet mes tyre mund të fillojnë. Kur këto dy institucione arrijnë një marrëveshje për tekstin e kompromisit, ai pastaj mund të miratohet zyrtarisht”, ka sqaruar ky zyrtar i BE-së për Gazetën Express.

E pyetur se a duhet që ndonjë nga anëtarët e Këshillit të Ministrave ta ngrit këtë çështje për diskutim në Këshill, burimi ka thënë se kjo çështje është diskutuar pasi Komisioni Evropian në Këshillin Evropian dhe Parlamentin Evropian në vitin 2016, gjë që është pasuar në raportin e vitit 2018, ku është konstatuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

“Propozimi për t’ia dhënë Kosovës liberalizimin e vizave është paraqitur nga Komisioni Evropian në Këshillin dhe Parlamentin Evropian në vitin 2016, dhe më pas ka dalë një raport në vitin 2018 në të cilin thuhet se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara. Këshilli ka diskutuar për këtë çështje duke u mbështetur në këtë propozim”, thuhet në përgjigjen e zyrtarit të BE-së për Gazetën Express.

Sa i përket rolit të Përfaqësisë së Përhershme të Rumanisë në procesin e liberalizimit të vizave, ky zyrtar ka sqaruar se ata duhet të planifikojnë dhe të udhëheqin mbledhjet e Këshillit në të gjitha nivelet ( nga hapat teknik tek Këshilli i Ministrave).

Raportuesi për Kosovën në përgjigjen dhënë Gazetës Express të martën, ka thënë se Parlamenti Evropian është në pritje të pozicionit të Këshillit Evropian për të filluar bisedimet tre paleshe, dhe presin gjithashtu që nga Këshilli të japin dritën e gjelbër për të procesuar dhe finalizuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Edhe Soltes gjithashtu ka thënë se nuk mund ta di se nëse do të liberalizohen vizat gjatë kësaj vere apo jo, edhe pse ai thotë se një gjë e tillë duhet të ndodh shumë shpejt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt diskuton për raportin e punës për vitin 2023

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizaj e kryesuar nga kryesuesi Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img