23,04,2024

Kërkohet paraburgim për shkaktarin e rastit të aksidentit në Koshare të Ferizajt

Must Read

Ferizaj, 07 Qershor 2021– Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit E.M., nga Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 06 Qershor 2021, rreth orës 15:37, në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Koshare, komuna Ferizaj,i pandehuri E.M., duke drejtuar automjetin e markës “Audi A8”, me të arritur përballë firmës “LS Qeramika” nga pakujdesia, ka vepruar në kundërshtim me ligjin për rregullat e trafikut rrugor dhe duke mos ia’ përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës në vendbanim dhe duke mos i respektuar rregullat e komunikacionit, tejkalon në vijë të plotë dhe kalon në shiritin e majtë rrugor dhe me pjesën e përparme të automjetit e godet automjetin e markës “Golf II”, i cili ishte duke lëvizur nga drejtimi i kundërt Shtime-Ferizaj, ku në këtë aksident pësojnë lëndime vd ekje-prurëse drejtuesi i automjetit “Golf II” N.R., dhe tre pasagjerët e tjerë, tani të ndjerët Xh.R., S.R., dhe djali i tij i mitur, ndërsa, lëndime të rënda trupore pëson pasagjerja I.R., e cila është dërguar në Qendren Klinike Univeristare të Kosovës (QKUK) për tretman të mëtejmë.

Me këto veprime dyshohet se i pandehuri E.M., ka kryer veprën e sipërshënuar penale, për të cilën gjendet në ndalim 48 orësh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img