03,07,2025

Kërkohet hetim ndaj shkeljeve të të drejtave të punëtorëve në Ferizaj

Must Read

Organizata ORA nga Ferizaj është duke kërkuar hetim urgjent nga inspektorët e punës rreth shkeljeve që janë duke ju bërë punëtorëve  në vend të punës nga punëdhënësit e tyre.

Përmes një komunikate për media, kjo organizatë ka tri kërkesa për autoritetet kombëtare.

2).Gjithashtu kërkojmë hetime urgjente nga inspektorët kompetent për punedhenesit që punëtoret e tyre i kanë pa kontrata pune dhe disa puntorve që i’a paguajnë kontributet me paga minimale sa për sy e faqe ,paga te cilat nuk korespodojne për punën që e bejne.

Kjo është komunikata e plotë:

Organizata ORA përmes kësaj komunikate për media shpreh shqetësimet e saja lidhur me dukurin e shkeljes se te drejtave te punëtorëve nga punëdhënësit që po bëhet në vazhdimësi në qytetin e Ferizajt

Orari i stërzgjatur i punës, punësimi pa kontratë pune, pagesa jo e rregullt, janë tri shkeljet e rënda me të cilat përballen këta punëtorë dhe ka tre kërkesa urgjente për autoritetet kompetente :

1).Organizata Ora kërkon që të respektohen rregulloret nga punëdhënësit që përcaktojnë fillimin, mbarimin dhe respektimin e orarit të punës sidomos nga punëdhënësit e sektorit privat në territorin e Komunës së Ferizajt. Në bazë të nevojave dhe kërkesave të punonjësve dhe të qytetarëve po kërkohet në vazhdimësi që kjo dukuri të jetë e rregulluar me akte normative që dita e diele te jetë dite pushimi për te gjithë punëtorët në qytetin e Ferizajt

2).Gjithashtu kërkojmë hetime urgjente nga inspektorët kompetent për punedhenesit që punëtoret e tyre i kanë pa kontrata pune dhe disa puntorve që i’a paguajnë kontributet me paga minimale sa për sy e faqe, paga te cilat nuk korespodojne për punën që e bëjnë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img