19,04,2024

KËRCËNON MINISTRI I BRENDSHËM I SERBISË: POLICINË DHE USHTRINË I KEMI GATI

Must Read

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, njëjtë sikurse Ivica Daçiq, thotë se policia dhe ushtria e Serbisë janë në gjendje gatishmërie në rast se Kosova do të tentojë të ndërhyjë në veri.

Megjithatë sipas tij gjendja e sigurisë në Kosovë është relativisht e qëndrueshme, shkruan Novosti.

Këto deklarime ai i ka bërë derisa ka prezantuar një raport të ministrisë së tij për punën që ka bërë në fushën e sigurisë, duke përmendur incidentet të ndryshme të ndërlidhura me pakicat.

Lidhur me situatën e sigurisë në veri të Kosovës dje ka folur edhe zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grassov, i cili ka thënë se nuk ka asnjë shenjë se mund të ketë tensionim të situatës. Këto deklarime të Grassov kanë ardhur pasi Daçiq kishte thënë se e kanë paralajmëruar KFOR-in se në rast se Kosova do të provojë të ndërhyjë në veri, Serbia do të intervenojë ushtarakisht.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img