25,04,2024

KEDS ndërtoi foletë e lejlekëve në Kaçanik

Must Read
KEDS ka ndërtuar mesditën e të enjtes foletë e lejlekëve në Kacanik. Ato janë ndërtuar në vendin e njëjtë ku ankorohen lejlekët çdo vit, mbi shtyllat elektrike në linjën 35 kV.

Ky aksion është ndërmarrë me qëllim të shpëtimit të lejlekëve, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ky aksion ishte i domosdoshëm pasi lejlekët po ndërtonin foletë mbi shtyllat elektrike, por shpeshherë preknin përçuesit, duke i rrëzuar linjat dhe duke e pësuar edhe vet me jetë.

KEDS në këtë situatë, ka kërkuar nga ministria përkatëse udhëzime në detaje si të veprojë. Në bazë të instruksioneve nga ministria, KEDS ka filluar ndërtimin e foleve me konstruksion metalik, mbi shtyllat elektrike. Ato fole janë shumë më të qëndrueshme dhe me anë të këtyre veprimeve parashihet që të shpëtohen shumë lejlekë nga kontakti eventual me energji elektrike.

Ky aksion, me përkrahje të plotë të ministrisë, është zhvilluar disa javë para shtegtimit të kësaj specie drejt Kosovës. Ai është monitoruar nga përfaqësuesit e ministrisë gjatë gjithë kohës.

Lejlekët janë specie e mbrojtur me ligj edhe në Kosovë. Sipas ekspertëve, karakteristikë e këtij shpendi është se shtegton gjithnjë në të njëjtin vend dhe i ndërton foletë ekzaktësisht në të njëjtin vend. Në të kundërtën, po iu lëviz foleja, ata ikin dhe nuk kthehen më.

Kjo ishte edhe arsyeja pse foletë tashmë të qëndrueshme janë ndërtuar në vendin e zgjedhur nga ata vet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img