Lajme

KEDS fillon me digjitalizimin e rrjetit


Publikuar më:


KEDS ka filluar me digjitalizimin e rrjetit elektrik në Kosovë.monitorimin dhe kontrollimin e rrjetit në mënyrë digjitale. Kjo mundësohet nga sistemi SCADA, i cili operon përmes zyrës qendrore në Prishtinë, e pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit.

Instalimi i këtij projekti, ku KEDS po investon 4 milionë euro nënkupton se do të ketë më pak ndalesa të energjisë elektrike. Në rast të ndonjë defekti, përmes digjitalizimit parashihet që konsumatorët të mbesin shumë më pak pa energji elektrike, pasi sistemi mundëson efikasitet të madh, duke e shkurtuar shumë kohën e intervenimit.

Nga kompjuterët, tabletët apo telefonat mobilë mund të shikohet operimi komplet i rrjetit dhe të intervenohet nëse paraqitet ndonjë domosdoshmëri. Këtu përfshihen edhe ndalesat eventuale në rast të ndonjë të papriture apo anomalie të shkaktuar nga faktorët e jashtëm.

Tutje, pos shkurtimit të ndalesave dhe operimit maksimalisht eficient, edhe humbjet do të zvogëlohen. Kjo nënkupton direkt që konsumatorët do të kenë shërbime më kualitative, më të sigurta dhe tension më stabil.

Projekti fillimisht ka nisur në 20 nënstacione anekënd Kosovës, për t’u shpërndarë në një periudhë sa më të shkurtër kohore në të gjithë rrjetin elektrik.

Me SCADA-n nis digjitalizimi i rrjetit elektrik në Kosovë. Kjo tregon përkushtimin dhe qasjen e KEDS-it që përmes investimeve të fjalës së fundit të teknologjisë, të përfitojnë sa më tepër konsumatorët kosovarë.

Benefitet e këtij sistemi pritet të shihen qysh këto ditë.

Paralel me këtë sistem, KEDS ka vazhduar fuqishëm edhe më investime tjera në tensionin e mesëm dhe atë të ulët. Tashmë, disa nënstacione të reja 20 kV janë në finalizim, ku përfitues janë mijëra konsumatorë.

Të njëjtën kohë po investohet fuqishëm edhe në dhjetëra lokalitete të tensionit të ulët, ku po zëvendësohet komplet rrjeti i vjetruar me atë të ri, po vendosën qindra trafostacione të reja, sikurse mijëra kilometra përçues e dhjetëra mijë shtylla elektrike.

 

To Top