25,04,2024

Katër degë të PDAK-së i bashkohen PAI-së

Must Read

Dje në një takim  të mbajtur nga PAI, dega në Ferizaj është bërë  publike aderimi i katër  degëve të PDAK-së  në PAI.

Me këtë rast kryetari i PAI-së Hetem Arifi duke ju uruar  mirëseardhje  të aderuarëve  ka thënë se PAI është parti e  hapur  për të gjithë , duke u zotuar së do të bashkëvendosin me të gjithë në të mirë të kmunitetit.

Ndërsa Gani Elshani , në  emër të të aderuarëve  ka thënë se kanë ikur  nga PDAK-ja  pasi sipas tyre PDAK është parti e uzurpuar.

“PAI duket se është një parti më serioze dhe  për këtë kemi përkrahur  statutin dhe programin e juaj që është në të mirë të komunitetit” ka thënë Elshani.

Subjektit politik të PAI-së iu bashkua  edhe njëri ndër aktivistët më të vjetër të PDAK-së z. Afrim Misini me  ç’rastë shprehu hapur paknaqësit me udhëheqjen e PDAK-së nga ana e tyre.

 Kryetari i degës së Ferizajt z. Qazim Rrahmani njëherit dhe zv.ministri i MKK-së i uroj mirëseardhje në subjektin e tij të PAI-së ku theksojë se: “Rruga e vetme dhe më e besueshme është subjekti politik i PAI-së , parti kjo ku mbizotron uniteti dhe bashkëvendosja politike”

 Ndërsa Afrim Misini u shpreh se ka analizuar qartë aktivitetin dhe punën që po e bënë PAI , ku njëherit theksoi që PDAK është parti totalisht jo funksionale edhe për nga ana e respektimit të statutit partiak, gjë që në PAI ka vlersuar lartë funksionalitetin si parti politike duke respektuar edhe statutin partiak.

Kryetari i degës së Ferizajt z.Qazim Rrahmani bëri thirrje që ti bashkohen PAI-së sepse ka vend për të gjithë.

PAI-së nga PDAK, ju kanë bashkuar edhe 4 degë të PDAK nga  Gjakova, Suharek, Rahoveci e Prizreni.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img