25,04,2024

Kastrioti fiton derbin e javës në Prishtinë

Must Read

Kastrioti i Ferizajt e ka fituar me një gol dallim derbin e javës së 21-të të Superligës A të hendbollist.

Të shtunën mbrëma në kryeqytet, ferizajasit fituan ndaj Prishtinës me rezultat 22:21 për të vazhduar kështu garën për titull të kampionit.

Ndeshja ishte e fortë, cilësore dhe interesante. Ishte sfidë e barabartë që u vendos vetëm në minutat e fundit. Kastrioti nisi më mirë por vendasit u kthyen shpejtë dhe krijuan epërsi deri në tri gola (10:7), për të mbyllur pjesën e parë me epërsi 11:10.

Kastrioti barazoi rezultatin në minutën e 38-të e më pas u zhvillua lojë e barabartë me epërsinë e herë të njërës e herë skuadrës tjetër.

Pas disa dështimeve të vendasve, mysafirët krijuan epërsi prej 21:18 ndërsa Prishtina ia doli deri në fund vetëm të ngushtojë epërsinë në 22:21. K. Krasniqi e L. Fetahu me nga 4 gola ishin më efikasët te Prishtina, derisa D. Terziqi udhëhoqi Kastriotin me 8 gola. 
Kastrioti i ka 38 pikë në vend të dytë sa edhe Besa Famgas në vend të parë. 
Kampioni Besa Famgas është ngritur në vend të parë pas fitores bindëse ndaj Vushtrrisë.

Superliga A – 21

Prishtina – Kastrioti 21:22 (11:10)

Prishtina: Agushi, Beqiraj, Krasniqi 4, Basholli 3, Abazi, Bajqinovci 2, Fetahu 4, Visoka, Shahini 1, Beshiri 3, Gjuka, Kastrati 3, Hoxha 1

Kastrioti: Curri, K. Syla, B. Syla 1, Zherka, A.Dugolli, Prekazi, Terziqi 8, Shabani 4, Ramadani 1, D. Dugolli, Rudari, Mustafa 1, Esati, Bassongen 5, Rajatoski 2

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga,emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë,Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me kontributin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img