25,04,2024

KARATEISTËT KOSOVARË SHKËLQEJNË NË KROACI

Must Read

Lajme te mira në ditën e dytë nga turneu prestigjioz ndërkombëtar Grand Prix Croatia qe po mbahet në Samobor te Kroacisë nga data 17-19 janar.

U fituan 4 medalje prej tyre dy te arta dhe dy të argjendta.
Melos Gashi junior mbi 76 kilogram dhe Albin Merovci junior deri 68 kg dolën të artë.

Melos Gashi dhe Albin Merovci për te arrit deri në vendin e parë fituan ndaj 6 garuesve.

Kurse, Betim Maliqi junior deri 76 kg, ku zhvilloi 6 duele prej tyre 5 fitore dhe Vlera Qerimi juniore mbi 59 kg dolën të argjendtë, po ashtu zhvilloi 6 duele prej tyre 5 fitore.

Një paraqitje shumë te mirë kishin edhe Rigon Baruti dhe Arlind Selmanaj ku pas 6 dueleve (prej tyre 4 fitore) u renditën në vendin e 5 të.

Ekspedita e përfaqësues përbehet nga 53 persona prej tyre 45 garues ku për se afërmi këtë garë po e përcjell edhe kryetari i FKK-së Ismet Krasniqi.

Në turneun ndërkombëtar Grand Prix Croatia qe po mbahet në Samobor te Kroacisë, po marrin pjesë mbi 2000 garues nga 22 shtete.

“Jemi shumë te kënaqur me rezultatet e ditës se dytë dhe paraqitjen e gjithë garuesve e sidomos kategoria e juniorëve dhe U21 te Përfaqësueses”, theksoi përzgjedhësi Isak Curri

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img