29,03,2024

Kaq pritet të jenë pagat në sektorin publik me projektligjin e ri

Must Read

Dje është proceduar për trajtim të mëtutjeshëm Projektligji për pagat në sektorin publik. Në këtë projektligj nuk është përcaktuar vlera monetare e koeficientit, por është thënë se kjo gjë do të vendoset me ligjin vjetor të buxhetit.

Me këtë projektligj parashihet që presidentja e Kosovës ta ketë pagën më të madhe në vend, me koeficient 18. Pas saj radhitet kryetari i Gjykatës Kushtetuese me koeficient 17.5. Paga e kryeministrit është paraparë ta ketë koeficientin e njëjtë me atë të kryetarit të Kuvendit, kryetarit të Gjykatës Supreme dhe kryeprokurorit të shtetit, me koeficient

Shefi dhe zëvendësshefi i stafit në Presidencë do ta ketë koeficientin 13. Shefi i stafit në zyre të kryeministrit dhe Kuvendin e Kosovës me koeficient 12.5. Këshilltarët politikë me koeficient mbi 10.

Pozita e komandantit të FSK-së është parapa të paguhet me koeficient 15, ndërsa koeficientin 15.5 do ta ketë pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës.

Rektori do ta ketë koeficientin 14.2, dekani 12.8 dhe profesori i rregullt 12.4. Drejtori i Shkollës së Mesme të lartë 6.4 dhe mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Lartë 5.8.

Mësimdhënësi në institucionet parashkollore 5.2, edukatorët 5.

Pozita e drejtuesit në Shëndetësi është 12.4, mjek në specializim 8, mjek i përgjithshëm, stomatolog, farmacist 7.4, laborant, infermier, mami, teknik mjekësor dhe teknik farmacist, 5.6.

Ambasadori do ta ketë koeficientin 10.

Kryetari i kryeqytetit do ta ketë koeficientin 15, ndërsa kryetarët e komunave do ta kenë koeficientin në bazë të numrit të banorëve që ka komuna. Përshembull komuna që ka mbi 100 mijë banorë, kryetari i saj do ta ketë koeficientin 13.

Në dokumentin më poshtë mund t’i shihni koeficientet për të gjitha pozitat në sektorin publik, koeficientet janë parapa edhe për nëpunës të shërbimit civil, nëpunësi i administratës së shërbimit publik dhe nëpunësi teknik dhe mbështetës.

Të gjitha pozitat e punës klasifikohen në bazë të klasave duke filluar nga klasa A. /Express/

Për më shumë shihni dokumentin e plotë:

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img