26,04,2024

Kaq është numri i kosovarëve që jetojnë në Gjermani

Must Read

Numër i madh i kosovarëve jetojnë ende në shtetet e perëndimit.

Me gjithë tendencën e zhvillimit ekonomik të vendit, numri i mërgimtarëve nuk duket të jetë në rënie.

Nga statistikat që Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur për Lajmi.net, vetëm gjatë janarit 378 persona deponuan kërkesa për lënien e shtetësisë kosovare.

Gjatë së njëjtës periudhë, asnjë person nuk aplikoi për fitim të shtetësisë së saj.

E vetëm në vitin që lamë pas, 5 mijë qytetarët hoqën dorë nga shtetësia kosovare.

Por cili është shteti në të cilin jetojnë më së shumti mërgimtarë.

Në një përgjigje për lajmi.net nga ministria e Diasporës, është bërë e ditur se Gjermania prin me numrin e kosovarëve që jetojnë aty.

Thënë në përqindje, rreth 36.77 % e diasporës kosovare jeton në Gjermani.

Nga kjo përqindje e përgjithshme, shumica e mërgimtarëve i përkasin gjinisë mashkullore.

Menjëherë pas Gjermanisë, në bazë të regjistrit të fundit vjen Zvicra. Aty kalkulohet se jeton rreth 29.77 % e mërgimtarëve kosovarë.

Me radhitjen e saj befason SHBA-ja, ku nga Ministria e Diasporës thuhet se jeton vetëm 1.97% e mërgatës kosovare.

Ajo çka bëhet tutje e ditur në këto statistika, është se shumica e mërgimtarëve kosovarë, i përkasin moshës nga 15 e deri në 19 vjeç.

Përqindjen më të vogël e kanë grupmoshat nga 65 vjeç e mbi.

Theksojmë se mërgata kosovare cilësohet si shtyllë e zhvillimit ekonomik të Kosovës, ngase një pjesë e madhe e të ardhurave sigurohen pikërisht nga kjo kategori.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img