24,04,2024

Kaosi në kuvendin komunal të Prishtinës

Must Read

kuvendi-Prishtine-620x360

 

Kuvendi Komunal i Prishtinës e filloi vitin 2016  me dështime të seancave.  Mbledhja e parë e cila duhej të mbahej me 15 shkurt, u anulua për shkak të mungesës së kourumit.

Anulimi i tyre u bë edhe në dy herë radhazi.

Këto mbledhje fillonin  dhe ndërpritnin në gjysmë për shkak se udhëheqja dhe opozita e kryeqytetit  kishin mosmarrëveshje.

Por kryetari i komunës Shpend Ahmeti nuk e përcakëton ndonjë fajtor për dështimin e këtyre senacave.

Ai tregon për Gazetën Fjala se është prej momentit kur është bërë koalicioni në nivel qendror ka filluar edhe bllokimi në kuvend nivel lokal.

Ky bllokim është bërë me arsyetime të ndryshme sipas të zgjedhurit të prishtinasëve.

Ndërsa ansamblesitët e opozitës për mos mbajtjen  e këtyre seancave i’a hedhin fajin vetë Ahmetit për situatën e krijuar në kuvend.

E nga mos vazhdimi i këtyre mbledhjeve kryeqyteti po rrezikon që të humb edhe donacione e projekte të shumta.

Këtë e dëshmon edhe fakti se për të shpëtuar një donacionin prej 80 mijë eurosh nga Zvicra, kuvendi i Prishtinës është mbledhur urgjentisht.

Shpëtimi koalicion me AKR-në

Mirëpo, drejtues të komunë së Prishtinës duket se nuk do ta lënë edhe për shumë kohë të vazhdojë kjo krizë.  Ata po planifikojnë që të bëjnë koalicion edhe me AKR-në.

“Ne po shkojmë drejt krijimit të shumicës në kuvend komunal dhe mendoj se tashmë gati se është punë  e përfunduar ajo së shpejti do ta zyrtarizojmë edhe bashkëpunimin edhe me AKR-në dhe me gjitha subjektet tjera” ka treguar për gazetën Fjala, Shpend Ahmeti.

Ai ka deklaruar se janë në drejtim të krijimit prej shumicës së 26 ansamblesitëve.

Ahmeti thotë se edhe është diskutuar mundësia edhe e shpërbërjes së kuvendit, mirëpo për këtë ka thënë ai vendos Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Nëse një kuvend nuk është funksional për 6 muaj atëhere duhet  të shpërbehet dhe të shkohet në zgjedhje por po e them, këtë duhet të konstatoj Minsitria e Administimti të Pushtetit Lokal”, ka thënë ai.

I pari i kryeqytetit mendon se janë bërë majftueshëm muaj që prej kuvendi komunal nuk funksionon si duhetl.

Por  ai shprehet i rezervuar në këtë aspekt për shkak se në krye të shtetit tonë qeverisë koalicioni PDK-LDK.

“Duke e ditur se në nivelin qendror janë në koalicion këto dy subjekte  vështirë se do të ndodhë një gjë e tillë apo   një konstatim nga minsitria”, ka shtuar Ahmeti.

Opozita akuzon Ahmetin për bllokadë

Ndërsa shpërbërjen e kuvendit komunal e mohojnë ansamblesitët e opozitës  sipas tyre kuvendi nuk shpërbëhet për qefet e askujt.

Asamblesitët e opozitës  edhe për mos mbajtjen  e këtyre seancave i’a hedhin fajin vetë Ahmetit për situatën e krijuar në kuvend.

”Edhe pse jo numër te mjaftueshëm e sfidojnë kuvendin me kërkesa te pa ligjshme”, ka thënë Muhamet Selmani nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Përkundër ansamblesitit të PDK-së Mirlinda Sopa nga Aleanca për Kosovën e Re ka deklaruar se dy partite e mëdha opozitare per arsye krejtesisht politike, pa parime kane bllokuar punen ne Kuvend.

Kjo marrëveshje u pa nga opozita si mjë marrëveshje pa përmbajtje

“Fajtor është aí që përpiqet të qeverisë me pakicë demokratike, në kundërshtim me normát themelore të demokracisë”, ka thënë  Flamur Shala  nga kjo parti.

Lirie Avdiu nga PDK-ja  ka thënë se koalicioni më një parti të vogël në një kuvend me 10 parti të përfaqësuara me dy më të mëdha se AAK pas dy viteve qeverisje pas deklarimit që nuk bëjnë koalicon nuk është asgjë më shumë se shenjë ë panikut dhe  një pikë e agjendës së Shpendit e determinuar nga agjenda e Albinit.

Dështimi i mbledhjeve nuk e pengojnë Ahmetin.

Mos mbajtja e seancave Kryetarit të kryeqytetit nuk i pengon në kompetencat e tij si udhëheqës i Prishtinës.

Ai ka thënë se me ligj kompetencat e kryetarit të komunës dhe kuvendit janë të ndara megjithatë  për ato  kompetenca që i takojnë kuvendit komunal.

Telashet që janë shkaktuar kanë qenë në  vonesa në të cilat mund të shkaktohen për shkak të mos bartjes së buxhetit, ndërkohë shton se pjesën më të madhe të pikave e kanë përmbushur.

“Natyrisht se ka zvarritje në planet rregullative disa çështjet që kanë të bëjnë  me pronën, që kanë në kompetencë të kuvendit, sa i përket kompetencave të mia si  kryetar natyrisht se nuk i zvarrisin”, ka treguar Ahmeti.

I pari i Prishtinës ka deklaruar se janë gati të përmbushjes së gjysmës së premtimeve të përmbushura, në mënyrë që pjesa e mbetur e mandatiti t’i gjejë  12 premtimet e përmbushura.

Për të shmangur këto dështime zingjirore të seancave i pari i Prishtinës edhe përkundër zotimit të tij se nuk do të hyjë në koalicon më asnjë parti me 14 mars nënshkroi marrëveshjen për udhëheqje të përbashkët me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Njëherë më plane rregullative thejshin Liburni për shkak të atij incidenti  fizik kur kaloj ajo çështje manej thejshin kjo është e jashtë ligjshme “, ka thënë ai.

Ahmeti deklaron se përderisa 40 planet regullative kanë kalu në dy muajt e  fundit pra po gjejnë arsyetime në mënyrë që ta qesin neve qeverinë Vetëvendosje të keqe në Prishtinë megithatë kjo po u kthehet si bommerang. /Gazeta Fjala/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img